E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, 20 shqiptarë të arrestuar për vrasjen e 5 të rinjve

Maqedoni- Një operacion i policisë maqedonase në disa lagje shqiptare të Shkupit dhe në fshatrat Haraçinë dhe Hasanbeg në afërsi të kryeqytetit, ka çuar në arrestimin e shumë shqiptarëve, si të dyshuar për lidhje me vrasjen e pesë adoleshentëve në Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme ka arrestuar mbi 20 të dyshuar, lidhur me vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smillkovcë, në afërsi të Shkupit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, në konferencën për shtyp që u mbajt parapak minutash. Të arrestuarit, sipas ministres se brendshme, janë pjesëtarë të islamit radikal. Ata janë persona që tentojnë tu bëjnë keq edhe të krishterëve por edhe myslimanëve të vërtetë në vendin tonë- ka thënë Jankullovska.

Nderkohë nuk ka ende të dhena zyrtare për emrin e personave, provat qe disponon policia dhe rolin e tyre në këtë krim të rëndë. Operacioni i policisë erdhi pas deklaratave të ish- ministrit të MPB-së Pavle Trajanov, i cili deklaroi se vrasësit fshihen në shtetet fqinje.

“Informatat e mia thonë se së shpejti, në dy tre vende të Ballkanit, do të ketë arrestime të vrasësve – ka thënë për agjencinë serbe Vesti Onlajn ish- ministri i policisë maqedonase Pavle Trajanov. Sipas tij,  zbulimi i autorëve të masakrës në afërsi të Shkupit do të jetë një faktor i fuqishëm stabilizues, pasi do te shmangen dilemat se kush qëndron pas kësaj vrasjeje të pesëfishtë.

Paralajmërimi i Trajanovit për arrestimin e vrasesve në bashkëpunim me policite e rajonit, ka zgjuar interesim  të madh në opinionin shqiptar dhe maqedonas. I pyetur nga mediat maqedonase se ku i mbështet pohimet se vrasësit fshihen në shtetet fqinje, Trajanov ka thënë se paralajmërimi i tij duhet parë në kontekst të zërave për destabilizim të rajonit dhe mbi veprimin e dy grupeve paraushtarake ne Veri të Kosovës. Në opinionin e shqiptareve te maqedionise, Pavle Trajanov njihet si njeri i cili shpeshherë ka theksuar hapur rrezikun shqiptar që i vjen Maqedonisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›