Shkodër, arrestohen grabitësit e dhunshëm

Arrestimet janë kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku janë arrestuar shtetasit Klodian Sinaj, 23-vjeç, i dënuar dy herë për vjedhje, dhe Albert Paja, 26-vjeç.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga hetimet e kryera rezultoi se janë autorë të disa ngjarjeve të ndodhura ne qytetin e Shkodrës. Policia lokale bëri me dije se janë dokumentuar pesë vjedhje të ndryshme nën kërcënimin e armëve, vjedhje këto të realizuara gjatë javës së fundit. Dy të arrestuarit i kryenin vjedhjet duke qarkulluar me motor dhe të pajisur me skafandra, i merrnin me dhunë sende floriri shtetaseve të ndryshme.
Zëdhënësja e policisë së Shkodrës, Fatbardha Çelepia, bëri me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Klodian Sinaj, u gjetën dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri model -63, me një karikator me 10 fishekë, një motor i markës Skuter, me ngjyrë të zezë dhe gri me targe AD 573, me të cilin dyshohet se janë kryer vjedhjet, një skafandër ngjyrë e zezë, një celular i markës Samsung si dhe një varëse floriri me peshë 2.6 gr.
Gjithashtu nga strukturat përkatëse policore, pas kontrolleve të ushtruara në disa argjendari të qytetit Shkodër, u bë e mundur, gjetja e sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i disa varëseve floriri, të cilat dyshohet se dy shtetasit e lartpërmendur, pasi i kanë vjedhur ato, i kanë shitur në Argjendari të ndryshme tip. Nga ana e Drejtorisë së Policisë Qarku Shkodër, po vazhdon intensivisht puna hetimore, për zbulimin dhe vënien në pranga të të tjerë shtetasve të cilët dyshohet të jenë bashkëpunëtor të këtij grupi kriminal. /Start/
2012-05-04 12:31