E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobë 10 furrave të bukës në Tiranë

Autoriteti Kombëtar i Ushqim, ka zhvilluar një sërë kontrollesh kohët e fundit në të gjithë vendin për respektimin e rregullave të vendosura, veçanërisht për tregtimin e bukës me ambalazh prej letre dhe jo plastike.

Sipas AKU, në të gjitha qarqet ambalazhi plastik është zëvendësuar me ambalazh i cili është i lejuar të jetë në kontakt me ushqimin. Ndër qarqet të cilat kanë bërë zëvendësimin në masën 100% mund të përmendim Durrësin, Gjirokastrën, Elbasanin, Kukësin dhe Beratin.

“Ndërkohë problematika kryesore vazhdon të jetë në rrethin e Tiranës ku edhe përqendrimi i furrave të bukës është më i lartë. Si rrjedhojë ndaj 10 operatorëve të biznesit, në këtë qark, të cilët nuk kanë zbatuar detyrat e lëna për zbatim janë marrë masa administrative me gjobë si dhe ka pasur raste ku është pezulluar aktiviteti i tyre”, thekson AKU.

Së fundmi një rol të rëndësishëm luan dhe konsumator i cili duhet të tregojë vëmendje në ambalazhimin dhe etiketimin e këtij produkti ushqimor dhe ta refuzojë të përdorë apo ta blejë bukën e ambalazhuar me qese plastike.

“Drejtoria e përgjithshme  e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe ato drejtoritë rajonale po vazhdojnë inspektimet për kushtet e tregtimin e bukës dhe nënprodukteve. Po kontrollohet higjiena dhe kryesisht ambalazhimi i këtyre prodhimeve. Kemi vendosur penalizime dhe mbyllje të aktivitetit në rastet kur ka qenë e nevojshme. Veç punës tonë, i bëjmë thirrje dhe konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm dhe të kërkojnë nga bizneset kushte të përshtatshme tregtimi. Inspektimet e AKU do të vazhdojnë derisa të kemi situatë të pranueshme tregtimi dhe ambalazhimi në të gjithë vendin”, shprehet Manjola Vraja, inspektore pranë AKU. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-05-04 12:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›