Agron Duka braktis PS

Agron Duka, anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe ish-ministër i Bujqesise deri ne vitin 2005, do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Republikane. Shkak për largimin e tij nga PS, ka qenë mospajtimi me vendimin e kryetarit Edi Rama, i cili e kishte vendosur të 5-in në listën e kandidateve per deputete ne Durrës, një pozicion jo i kënaqshëm për të. Nisur nga kjo situatë, Duka është afruar me republikanët, aleatët strategjik të Partisë Demokratike. Është konfirmuar tashmë se Agron Duka do të kryesojë listën e republikanëve për deputet në Qarkun Durrës. Konkurenca ne kete zone pritet te jete shume e ashper po te kemi parasysh se ne koalicionin e majte nje nga pikat e forta do te jete Lefter Koka, i aferm i Agron Dukes.