E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, sot delegacioni i PE-së në Kosovë

Një delegacion ad hoc shtatë anëtarësh i Parlamentit Evropian, i drejtuar nga eurodeputetja gjermane, Doris Pack, mbërrin sot në Kosovë me rastin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, më 15 nëntor.
Delegacioni do të qëndrojë deri të hënën, më 16 nëntor.
Pack, para nisjes në Kosovë, u ka bërë thirrje votuesve kosovarë që të marrin pjesë në këto zgjedhje, të cilat janë zgjedhjet e para që administrohen plotësisht nga institucionet e Kosovës.
Delegacioni i PE nuk ka mandat për vëzhgimin e zgjedhjeve, por anëtarët e Parlamentit Evropian do të vizitojnë disa qendra votimi në Kosovë, duke përfshirë edhe disa prej komunave të sapoformuara. Para votimeve, delegacioni ad hoc do të takojë përfaqësuesit e qeverisë, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe disa kandidatë për zgjedhje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›