Pakistan, 13 të vdekur nga sulmi i dyfishtë
Një sulm vetëvrasës në zyrat e forcave të sigurisë dhe të shërbimit informativ në Pakistan, ka shkaktuar të paktën 13 të vdekur. Atentati i ndodhur gjatë orëve të fundit në qytetin e Peshawarit, ka plagosur edhe të paktën 40 të tjerë, informojnë zyrtarët lokalë. Pesë persona të tjerë humbën tjetën në sulm kamikaz me autobombë në stacionin e policisë në zonën e Baka Khel në provicën kufitare veriperëndimore, Banu. Sulmi në Peshawar shkatërroi godinën tre katëshe të agjensisë së shërbimit të brendshëm informativ. Atetnati në Peshawar u regjistrua rreth orës 6.30 të mëngjesit të së enjtes sipas orës lokale në Pakistan. Qindra vetë janë vrarë në sulmet me bomba në Pakistan që kur forcat e ushtrisë filluan një ofensivë kundër militantëve talebanë në rajonin e Ëaziristanit të Jugut para një muaji. Shumë shkolla në veriperëndim të Pakistanit janë mbyllur sërish për shkak të kësaj vale dhune. Në epiqendër të këtyre sulmeve ka qenë qyteti i Peshawarit. Sulmet janë dënuar ashpër nga kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gilani, ndërsa tha se ato nuk do ta zbehnin vendosmërinë e Pakistanit për t'iu kundërvënë militantëve. Që nga vera e vitit 2007 kanë vdekur pothuajse 25 00 persona nga sulmet terroriste të ndërmara në Pakistan.