“Zgjedhjet, te lira, i fiton e djathta”
VARSHAVE – Kryeministri Sali Berisha premtoi dje nga Varshava se ne Shqiperi do te zhvillohen zgjedhje te lira dhe korrekte duke siguruar njekohesisht se ato do te fitohen nga mazhoranca aktuale.
Deklaratat e Berishes u bene dje ne seancen e Kongresit te Partive Popullore Evropiane, ne Varshave te Polonise, ku kryeministri yne mbajti nje fjale para te pranishmeve, e cila u nderpre here pas here per duartrokitje. “Ne do t’i fitojme zgjedhjet, sepse shqiptaret jane njerez te mencur, ata e dine se te votosh majtas do te thote te votosh per muret e krimit e korrupsionit”, - theksoi Kryeministri qe drejton dhe Partine Demokratike, me e madhja e mazhorances aktuale.
Ne fjalen e tij, Berisha kujtoi faktin se ne vitin 2005 rierdhi ne pushtet, duke i pohuar te pranishmeve se ne rrugen e kryer, ka pasur ndihmen dhe mbeshtetjen e tyre. “Kater vite me pare, une rierdha ne pushtet. Kombi im po perballej me disa mure shume te veshtira qe qendronin para tij, mure te cilat pothuajse po i mbyllnin dyert projektit te tij enderr, muri i krimit te organizuar, muri i korrupsionit”, - u kthye ne kohe kryeministri me dy mandate Presidenti, njerin te lene ne mes pas trazirave te ’97-es kur shteti kapitulloi. Berisha kujtoi faktin se i kishte premtuar shqiptareve per lufte ndaj krimit duke shtuar se e kishte realizuar ate. “Muri i dyte ishte korrupsioni, u angazhova para qytetareve te mi se do ta luftoj me zero tolerance. Shqiperia, qe ishte ne 24 vendet me te korruptuara, vitin e kaluar la mbrapa 95 vende dhe eshte duke u permiresuar”, - theksoi Berisha. Ai shtoi se “ne nxorem administraten publike jashte konfliktit te interesit”. Kurse evidentoi edhe se “nxorem nje ligj per te mbrojtur informantet kunder korrupsionit, njelloj si deshmitaret e krimeve te renda dhe i shperblejme ata me 6 % te vleres qe sjellin”.
Berisha foli gjate mbi arritjet sipas tij te qeverise qe drejton dhe ne fund, foli per zgjedhjet: “Une bej ketu nje premtim solemn per zgjedhje te lira dhe te ndershme”, - tha Berisha, duke shtuar se “do ta mbaj kete premtim, me gjithe perkushtimin tim”. Ketu kryeministri pranoi se shqiptaret kane nevoje te domosdoshme per zgjedhje te ndershme “per te lene mbrapa grindjet per zgjedhjet”. Duke mbyllur fjalen, Berisha theksoi vendosmerine per “te pranuar dhe respektuar cdo verdikt te kombit tim”. Duke pohuar njekohesisht se “ne do t’i fitojme keto zgjedhje”. Sepse sipas Berishes, “shqiptaret jane njerez te mencur, ata e dine se te votosh majtas do te thote te votosh per mure dhe ata nuk do te votojne per mure, do te votojne per horizonte, per horizonte qe shnderrohen ne realitet, horizonte qe, me ndihmen tuaj, do te shnderrohen ne realitet perseri”.
Premtimi
Berisha tha se shqiptaret kane nevoje te domosdoshme per zgjedhje te ndershme “per te lene mbrapa grindjet per zgjedhjet”. Duke mbyllur fjalen, ai theksoi vendosmerine per “te pranuar dhe respektuar cdo verdikt te kombit tim”.