Godine e re banimi, per te semuret mendore
Ministria e Shendetesise dhe Komuniteti Sant’Egidio, firmosen dje nje marreveshje per ndertimin dhe menaxhimin e nje godine banimi, sipas modelit te nje shtepie te mbeshtetur, per pranimin dhe riaftesimin e personave me probleme mendore, e cila do te perfshihet ne sistemin shendetesor kombetar shqiptar. Ministrja e Shendetesise, Godo, shprehu falenderimet komunitetit dhe e cilesoi kete nisme, si nje nga me te rendesishmet, per t’i ardhur ne ndihme kesaj shtrese, e cila si kushdo meriton vemendjen dhe perkujdesjen e qeverise. “Ky projekt sjell nje kulture te re drejt integrimit te te semureve psikike”, tha Godo. Dy shtepite e mbrojtura do te ndertohen mbi nje terren, dhene Comunitetit Sant’Egidio nga Keshilli i Ministrave, i cili ndodhet ne zonen e Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”, Tirane. Ne projektin e financuar nga Cooperacioni Italian, jane te perfshire edhe Konferenca Episkopale Italiane dhe rrjeti i donatoreve te Komunitetit Sant’Egidio. Vlera e projektit eshte rreth 1 milion Euro. Pas ndertimit, godina kalon ne pronesi te pales shqiptare dhe do te menaxhohet bashkerisht nga te dyja palet, per nje periudhe 20-vjecare. Projekti integrohet ne Reformen e Shendetit Mendor, proces i cili parashikon decentralizimin territorial te sherbimeve te shendetit mendor ndaj te semureve dhe familjeve te tyre.
Shefja e Departamentit te Semundjeve Infektive, Silva Bino, tregon se deri tani nuk kemi te prekur me virusin H1N1
Shefja e Departamentit te Semundjeve Infektive, Silva Bino, tregon se deri tani nuk kemi te prekur me virusin H1N1