E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simptomat qe shfaq gripi i derrave

Specialistet kane bere te ditur se si duhet te evidentojme rastet, se kur nje person eshte i prekur nga gripi i derrit. Specialistet sqarojne se perhapja e semundjes ndodh nepermjet ajrit, kontakteve te drejtperdrejta me kafshet dhe jo nga konsumimi i mishit te derrit. Nderkohe, qe simptomat jane te njejta me ato te gripit te njeriut dhe te gripit te pules. Gripi i derrave, shoqerohet me nje problem frymemarrjeje tipike qe shfaqet tek derrat dhe qe shkaktohet nga nje virus i vecante gripi i tipit A. Mundesia per t’u infektuar eshte me e madhe tek njerezit qe jane ne kontakt direkt me keto kafshe, por pas te prekurit te pare, kjo semundje fillon te perhapet me shpejtesi nga nje person tek tjetri. Simptomat e ketij gripi tek njerezit jane te ngjashme me simptomat e nje gripi normal; temperature, kolle, dhembje koke, marrje mendsh dhe keputje. Shume nga personat e prekur nga semundja, kane pasur diarre dhe te vjella te vazhdueshme. Menyrat e transmetimit te ketij gripi jane dy; ose permes kontaktit me kafshet qe bartin virusin ose permes kontaktit me personat e semure. Personat e prekur nga semundja konsiderohen te infektuar pergjate gjithe kohes qe jane me kete grip dhe deri ne 7 dite pas sherimi total nga simptomat. Nderkaq femijet mund te qendrojne te prekur nga ky virus edhe per nje kohe me te gjate. Gripi i derrave eshte shfaqur fillimisht ne Meksike, ku ka shenuar 103 te vdekur dhe rreth 1600 te prekur. Ai eshte perhapur edhe ne SHBA, ku tashme eshte shpallur gjendja e emergjences.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›