E Diel, 1 Nëntor 2026

Gecaj: Mjeket te kujdesshem ne vendet publike sic jane shkollat e kopshtet

Ambientet e mbipopulluara duhet te jene te survejuara mire nga mjeket dhe specialistet e Shendetit Publik. Pas pikave hyrese ne vendin tone, duhet te jene ambientet qe kane shume persona, te cilat duhet te kontrollohen edhe per rastet e thjeshta te gripit. “Ne takimin e zhvilluar iu kemi kerkuar mjekeve te qendrave shendetesore, atyre te familjes, te ndjekin ambientet publike si ne Tirane ashtu edhe ne rrethe, per rastet e ndonje gripi te zakonshem. Kjo sepse keto ambiente kane mundesine e perhapjes ne shume persona”, ka pohuar Gecaj. Sipas tij, ASHR ka marre te gjitha masat per parandalimin e ketij virusi. “Rasti eshte serioz pasi OBSH ka shkuar ne fazen pese, cka eshte nje alarm. Nuk eshte momenti per te shpallur panik, por edhe masat duhen marre, Shqiperia eshte e rrezikuar nga ky virus njelloj sa vendet e BE-se. Vaksine per kete njelloj virusi nuk kemi, por kemi vaksina antivirale” u shpreh Gecaj.

Nga ana tjeter edhe zv/ministri i Shendetesise, Arben Ivanaj ka paraqitur plan-veprimin, ku perfshihen veprimet qe duhen ndermarre nga te gjithe punonjesit e Shendetit Publik dhe spitaleve, ne rast te dyshimit per ndonje person te prekur nga virusi, deri ne momentin e deklarimit te tij si te semure. Ne koordinimin e te gjithe veprimeve qendron Ministria e Shendetesise, qe do te nderhyje ne momentin e dhene, sipas situates.

“Eshte e rendesishme qe te insistojme tek kalimi i mesazhit, se jemi ne nje urgjence mjekesore, por shume larg nje emergjence civile”, ka nenvizuar Ivanaj. Njeheresh, ai ka siguruar se te gjitha spitalet tona kane maska dhe doreza te nevojshme per kete qellim, qe perdoren rutine, pasi nuk ka nevoje per speciale. Sipas Ivanajt, edhe paneli i duhur i medikamenteve, eshte siguruar tashme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›