ISHP, investigon 5 raste me grip
Instituti i Shendetit Publik ende nuk ka identifikuar rastet e dyshuara me virusin e gripit te derrave ne vendin tone. Por nga survejanca gripale e kryer deri tani, pese paciente me grip dhe nje ne proces, jane investiguar per te pare nese jane apo jo te prekur me virusin e tipit A H1N1. Sipas shefes se Departamentit te Semundjeve Infektive ne Institutin e Shendetit Publik, Silva Bino po analizohen te gjitha rastet e dyshuara, kjo ne menyre qe nese do te kete prezence te gripit te derrave ne vendin tone, te kapet sa me heret. “Deri me tani jane 5 raste me grip, te cilat do te analizohen nese jane grip i derrit, apo nje grip i zakonshem”, ka pohuar Silva Bino Sipas saj, aktualisht laboratori i ISHP-se nuk mund te konfirmoje rastet e dyshuara me gripin e derrave. Sipas rekomandimeve te Organizates Boterore te Shendetesise, cdo rast i dyshuar do te percillet ne laboratorin tone te references ne Rumani. “Te gjitha analizat, te cilet do te merren per verifikim nga rastet e dyshuara, do te analizohen ne laboratorin e OBSH-se qe eshte ne Rumani. Me pas pergjigjet do te vijne nga ky laborator, nderkohe qe ne do te marrim masat per rastet e dyshuara”, ka nenvizuar shefja e semundjeve infektive, Silva Bino. Sipas saj, cdo rast qe paraqitet me grip dhe ka simptoma te ngjashme me ato te gripit te derrave, do te trajtohet sikur eshte prekur nga gripi i derrave.
Masat
Per te perballuar rastet e mundshme gjate dites se djeshme, eshte organizuar nje takim me drejtuesit e spitaleve rajonale te vendit. Specialistet e ISHP kane kerkuar rritjen e masave higjeno-sanitare. Por ka dhe spitale problematike qe nuk i ofrojne ato.
“Spitalet e rretheve te vogla nuk mund te ofrojne keto kushte, ndaj kerkojme ndihme nga spitalet rajonale”, ka pohuar drejtori i spitalit te Gramshit. Nderkohe, nendrejtori i QSUT- se ka pohuar se jane krijuar te gjitha kushtet, per te trajtuar pacientet ne rast se preken nga virusi i ri. “Cdo rast i konstatuar me shenja te ketij gripi, apo edhe te nje gripi te zakonshem qe do te konstatohet nga mjeket e sherbimit paresor, dhe mjeket e sherbimit shkollore dhe parashkollore, do te funksionoje sherbimi i referimit duke njoftuar cdo institucion deri tek Ministria e Shendetesise”, ka pohuar drejtori i ASHR-se, Mhill Gecaj. Nga ISHP, te gjithe Drejtorite e spitaleve jane urdheruar qe te hapin dhomat e izolimit. “Jemi ne fazen e peste te pandemise se gripit te derrave, pra jemi ne aksion dhe nuk duhet te rrime me duar kryq. Duhet te punojme sikur ka raste ne vendin tone, pavaresisht se deri me tani nuk eshte regjistruar asnje rast por ai mund te ndodhe per nje dite, per nje ore apo me shpejt”, ka pohuar specialisti i ISHP-se, Dritan Ulqinaku. Sipas tij, nje pale doreza, nje kapuc, maske dhe uje me sapun duhet te jene te pranishme ne te gjitha qendrat shendetesore dhe te mos diskutohen nga asnje punonjes.