E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet vendore ODIHR mision vëzhgues në Tiranë

TIRANE- Një mision vlerësimi nga ODHIR do të vizitojë javën e ardhshme Shqipërinë për të vëzhguar nga afër nevojat dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të planifikuara për tu zhvilluar më 8 maj, 2011.

Misioni do të vizitojë Shqipërinë nga data 17 deri më 21 janar dhe vjen pas ftesës që i është bërë nga vendi ynë.

“Synimi i misionit është të vlerësojë mjedisin parazgjedhor dhe përgatitjet për zgjedhjet e të rekomandojë nëse është e nevojshme një veprimtari e ODIHR-it lidhur me zgjedhjet dhe, nëse po, çfarë lloj veprimtarie, për shembull një mision vëzhgues apo vlerësues, do t’u përgjigjej më mirë nevojave të identifikuara. ODIHR-i do të publikojë raportin me gjetjet dhe rekomandimet e tij pak kohë pas përfundimit të misionit.”- bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga zyra e OSBE-së në Tiranë.

Anëtarët e misionit të vlerësimit të nevojave do të takohen me përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ministrisë së Brendshme, Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, si dhe me përfaqësues të partive politike, medias, shoqërisë civile dhe bashkësisë ndërkombëtare.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›