E Shtunë, 31 Tetor 2026

Freedom House: Shqipëria pjesërisht e lirë

Në të njëjtin pozicion ndodhet edhe Kosova, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina, ndërkohë që  Serbia dhe Mali i Zi kanë statusin e vendeve “të lira”.

Ka vetëm një rajon në botë ku gjendja e lirive dhe të drejtave të njeriut vazhdon të përkeqësohet për çdo vit që nga 2001; ky territor është hapësira e vendeve të dala nga ish-Bashkimi Sovjetik, me përjashtim të vendeve Baltike, transmeton Radioja Evropa e Lirë. Arç Padington dhe Kristofer Uollker, dy autorët kryesorë të raportit, thonë se nuk ka një shpjegim të përgjithshëm për arsyet e përkeqësimit të situatës në hapësirën ish-sovjetike. Por, Padington rreshton një numër faktorësh të mundshëm.

“Ish-hapësira e Bashkimit Sovjetik, me përjashtim të vendeve Baltike, gjatë dekadës së fundit kanë shkuar nga një rënie në tjetrën. Rusia ka kryesuar në këtë drejtim, por duhet të theksojmë se në Azinë Qendrore kemi pasur një nga rajonet më represive në botë. Uzbekistani dhe Turkmenistani janë në fund të listës së hartuar nga ne, sa i përket treguesve të lirisë. Keq paraqiten dhe Taxhikistani e Azerbajxhani”, sqaron Padington për REL.

                                                                                             2011-01-14 08:52
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›