KQZ voton sot buxhetin e zgjedhjeve vendore
TIRANE- KQZ pritet të mblidhet sot në mesditë për shqyrtimin e projektvendimit për “miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore 2011” Në mbledhje pritet të jenë të pranishëm gjithë anëtaret e komisionit.
Mbledhjen e kaluar KQZ miratoi buxhetin për shpenzimet administrative të këtij institucioni. Zgjedhjet vendore të 8 majit pritet të jenë më të shtrenjta se zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, 2009.
Sipas projektvendimit të KQZ-së për koston financiare të vendorëve zgjedhjet do të kushtojnë 745.6 milionë lekë, ose rreth 30 milionë lekë më shtrenjtë se zgjedhjet e qershorit të 2009. Kostoja për cdo zgjedhes llogaritet në 241.7 lekë kurse në qershor kjo shifer ishte 203 lekë. Në zgjedhjet e qershorit për herë të parë u përdor sistemi i numërimit të votave me kamera që kushtoi 120.4 milionë lekë. Kjo kosto pritej t’i zbritej zgjedhjeve të majit por që në fakt nuk ndodhi kështu. Rritja e buxhetit për zgjedhjet justifikohet me 4 argumente me rritjen e nivelit të pagave, blerjen e kutive të reja të materialeve zgjedhore, blerje pajisjesh shtesë për kamerat si dhe rikonstruksionin e magazinave të KQZ në Lundër.
(s.g/BalkanWeb)