Video-përgjimi Prifti: Kam prova të tjera Meta: Shantazh
TIRANE- Zv kryeministri Ilir Meta dhe ish- Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti janë mbrëmë përballë gazetarëve, në dy emisione të ndryshme në dy kanale televizive të ndryshme për t’u përgjigjur mbi video-përgjimin ku flitet për afera korruptive për anulime tenderash në këmbim të shumave të mëdha.
DRITAN PRIFTI: KAM DOKUMENTE TE TJERA PER KORRUPSIONIN E METES
Ish ministri i Energjetikës Dritan Prifti deklaroi mbrëmë në “Top Story”, të tv Top Channel se kishte regjistruar videon dhe e kishte bërë publike për të treguar përpara shqiptarëve fytyrën e vërtetë të Ilir Metës, duke e etiketuar si “mafioz,” dhe një nga “njerëzit më të rrezikshëm në Shqipëri, më i korruptuari mbase në Shqipëri, ka 10-12 vjet që vjedh, mashtron, korrupton”.
Sipas Prifti shifra 7 % dhe 700 e cila përmendet nga Meta gjatë bisedës së përgjuar është “shuma 700 mijë euro që zotëria mi ofronte mua. Ai kishte 20% e i kishte vënë në emrin e Fatmir Merkaj. Është një person, djalë pozitiv, i mirë. Më duket se ka qenë shofer i Metës. Sot merret me ndërtime. Ka firmë, dikush më thotë se është firmë e Metës.”
Prifti foli dhe për afera të tjera dhe se dispononte dokumente të tjera për korrupsionin e zv/kryeministrit Ilir Meta. Prifti tha se Meta i kishte kërkuar 500 mijë marka për të blerë anëtarët e KPD-së.
Sa i përket kërkesës së punësimit të Artur Hajdarit që dëgjohet në bisedën e përgjuar, Prifti tha se personin në fjalë Meta kërkonte ta bënte drejtor inspektimi nafte në Durrës, Tiranë dhe Fier. “Artur Hajdari ka qenë drejtor në ARMO kur Meta ishte kryeministër. Iku nga puna i ka 800 apo 900 mijë lekë borxhe bashkë me një pronë. Si do ta merrja drejtor inspektimi nafte në Durrës, Tiranë dhe Fier kur kishte probleme.”
Ish Ministri i Energjetikës deklaroi se Meta kishte ndërhyrë dhe për anulimin e tenderit të Albpetrolit, ndërkohë që ia e kishte kundërshtuar pasi punonjësit e Albpetrolit ishin pa rroga.
Zoti Prift tha se ka marrë kërcënime mafioze kundrejt jetës së familjes së tij dhe foli dhe për një “skenar ogurzi për Shqipërinë” sic e quajti një bashkëpunim mes Sali Berishës, Lulzim Bashës e Ilir Metës për të marrë bashkinë e Tiranës dhe më pas për tu vendosur në krye të opozitës. Nga ana e tij Meta mohon të ketë bërë kërcënime.
“Ky burri ( Ilir Meta) është pjesë e një skenari ogurzi për Shqipërinë. Ky burri ( Ilir Meta) bashkë me Sali Berishën, Lulzim Bashën kanë bërë plan që me cdo mënyrë t’i marrin Edi Ramës Bashkinë e Tiranës. Ilir Meta pas kësaj, me disa njerëz që janë brenda Partisë Socialiste dhe disa që janë jashtë, do të ndërmarrë një fushatë kundër Edi Ramës për të marrë Partinë Socialiste, duke përdorur paratë e pista që po fiton. Imagjinoje cfarë skenari ogurzi që është për Shqipërinë, që këta njerëz të bëjnë edhe opozitën edhe mazhorancën. Unë kam informacion besoj tepër të saktë nga takimet që ka patur Meta-Nano në dreka të ndryshme të tyre. Imagjinoni Shqipërinë me një lider të tillë të opozitës, me këtë lider të mazhorancës e me president Fatos Nanon. Ilir Meta ka folur për këtë skenarin jo vetëm me mua por edhe në biseda me persona nga vetë Partia Socialiste për marrjen e kësaj partie” tha mbrëmë Prifti.
META: SHANTAZH, RAMA E DOSHI ME PROPOZUAN PER KRYEMINISTER, NUK PRANOVA
Nga ana e tij Zv/kryeministri Ilir Meta, nga emisioni “Opinion” në tv Klan i deklaroi shpifje dhe shantazhe sulmet ndaj tij. Ai e quajti videon “një përgjim, një montazh i fëlliqur nga çdo pikëpamje, morale, njerëzore, ligjore, institucionale.”
Ministri i Energjetikës mohoi që 7 % të ketë lidhje me të, mohoi të ketë ndërhyrë për të bërë emërime. a
Sipas Metës videoja është një shantazh për të realizuar “atë gjë që Rama kërkonte prej kohësh që të krijonim një qeveri që kishte për qëllim largimin e PD-së në opozitë dhe që unë të bëhesha kryeministër dhe ky të ktheheshe aty ku kishte qenë.” Sipas Metës Prifti ka marrë garanci se do hyjë në grupin parlamentar të PS-së pas publikimit të kësaj video.
Ministri i Energjetikës deklaroi se nuk do të jepte dorëheqjen dhe se nuk do të binte pre e shantazhit. “Le t’i publikojë të gjitha. Do jetë drejtësia ajo që do thotë fjalën e fundit”- deklaroi Meta paralajmërimit të Priftit se kishte dokumente të tjera që implikonin atë në afera të tjera korruptive.