E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piktori pa asnje pikture

Sot ne Muzeun Historik Kombetar Salla e Mesjetes kujtohet dhjete vjet pas vdekjes Fatmir Haxhiu i njohur si piktor batalist. Autori Roland Gjoza pershkruan per Shekullin nje takim me Haxhiun dhe ate qe ndodhi me pikturen e tij


Fatmir Haxhiu. me kujtonte ky emer Nje piktor te ushtrise. Nje piktor tejet realist gati natyralist. Tablote e tij te medha mbushnin faqe muresh te Galerise Kombetare te Arteve dhe thuajse perhere ne raste jubilesh ai merrte cmime te para. Nuk hynte ne preferencat e mia delikate.


Ja qe erdhi rasti ti shkoja ne shtepi me 1998. Na i hapi deren me nje fryme na pyeti me nje buzeqeshje prej miku se perse kishim ardhur dhe na ftoi brenda. Burre simpatik me nje gote uiski ne dore. Gjerbte nga pak dhe gati sa nuk fluturonte neper dhomat e mobiluara kendshem me shije te holle. Te jepte pershtypjen e nje dashnori te suksesshem e nje dendi te perzemert.


O ky njeri skishte fare lidhje me betejat kryengritjet luften. Ai sikur skishte kohe. Nxitonte se mos e linte avioni. Shik me kostum te ri prere me elegance kravate fine kepuce lekure lustrafin krejt te pangrena. Isha mesuar ti shikoja piktoret te kapluar nga privacionet pa i kushtuar vemendje paraqitjes se jashtme.


Ai kur kalonte neper dhoma dukej sikur kolovitej me nje drejtpeshim disi te cenuar. Ndoshta e kishte fajin uiski qe se hiqte nga dora. Ai na ofroi edhe ne madje na e vuri shishen ne dore dhe na tha te pinim sa te donim.


Asnje pikture neper mure. Zakonisht ajo qe te bie ne sy se pari ne nje shtepi piktori jane peizazhet dhe portretet e tij varur kudo zgjedhur ato me kujdes qe te bejne sa me shume pershtypje. E pyetem per kete gje te cuditshme dhe te rralle dhe ai na befasoi me pergjigjen e tij I kam shitur te gjitha.


Kush e hante kete genjeshter Ishte koha e artit modern e Kandinskit Brakut Boshit Pikasos Dalise e gjithe atyre piktoreve te medhenj qe kishin qene te ndaluar. E kush shiste piktura Arti ishte ne krize.


Skam asnje miqte e mi. Asnje pikture per be. Kam shume porosi nga Gjermania Zvicra duan beteja nga epoka e Skenderbeut. Vijne dy-tre vete. Ulen. Albulenen thone per sa kohe e ben Dy muaj. Sa kerkon E mbyllim me 8000 dollare. Per dhjete dite eshte pothuaj gati po nuk ua them se ulin cmimin. Pastaj vijne te tjere. Ulen. Duam Renien e Beratit. Te tjere akoma. Ulen dhe ata. Duam Kuvendin e Lezhes.


Ejani te shikoni Albulenen. I shkuam pas ne studio. E gjalle gjithcka e vertete me fryme e gjak kuajt nxirrnin avull gjaku fluturonte tutje-tehu turku i plagosur renkonte. Vringellinin shpatat hingellinin kuajt.


Ai e ndjeu cudine tone dhe shtoi se realizmi nuk vdes kurre.
Ishte vetem. Femijet i kishte emigrante ne Spanje. Atje spunoj si ketu tha. Mos ju duket e cuditshme. Pikturoj cdo dite vetmi para. E ceshte paraja per nje piktor Kjo sme gezon aq shume po ideja qe punoj dhe punet me ecin.


Po e teproj pak me pijen se nganjehere me mbyt malli dhe me vret se tepermi vetmia ime fillikate. Jam ne moshe te shtyre miqte e mi kam nevoje per pushim udhetime gezime familjare po gati po me cmend gezimi qe ende jam i vlefshem kane nevoje per mua. E dini cdo te thote te kesh nje fije rendesie dhe ne fund te jetes Nuk kam kohe te kujtoj gjera interesante nga jeta kjo eshte mosha e kujtimeve po une nuk e kam kete shans.


Dhe me njerez rri pak me miq thuajse kemi ikur po humbasim tablote qe bej shkojne diku pa zhurme e buje zhduken nga une ndersa ne dore kam parate. Parate qe na kane munguar gjithe jeten. Parate qe ua coj femijeve me nje fije krenarie. Ngrijeni koken u them mos u demoralizoni perballojeni jeten me guxim ne rast nevoje me keni mua. Me ndihmon Skenderbeu. Qesh.


Por pa nje pikture ne mure srrihet. Ndoshta ky eshte nje mallkim ndoshta eshte nje shperblim ku i dihet Po ate qe bej une askush nuk e di.


Sepse nuk ka me komisione cmime lavderime ose kritika. Jam nje ishull. Punoj per vete. I vecuar. Nje Robinson i artit. Do te shpetoja perfundimisht po te me vinte nje dite nje i panjohur qe eshte ekspert arti dhe te me thoshte se vepra ime vertet ka vlere.


Ai eksperti mungon. Vijne vetem porosites dhe une bej nje kontrate te thjeshte me ta. Nuk me shqeteson as ushqimi as veshja asgje qe lidhet me harxhimin e parase po me shqeteson me teper heshtja.


Pastaj shkuam perseri te dhoma e madhe e pritjes dhe ai na cuditi perseri duke na thene se ia kishin blere dhe bocat. Si kishte me as bocat. Dukej tejet i kenaqur kur fliste keshtu po dhe me njefare brenge se ishte piktor pa asnje pikture.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›