Zgjedhjet vendore te 8 majit Rama dhe Berisha shahu per Tiranen

Sipas te gjitha gjasave socialistet do te konsiderojne rikandidimin e Edi Rames ne zgjedhjet e 8 majit per ta mposhtur Sali Berishen ne kete perballje politike
Demokratet konfirmojne Lulzim Bashen si opsion kryesor por gjithcka vihet ne dyshim nese perballe tij kandidon kryetari aktual i bashkise
Rama konsideron rikandidimin
Zgjedhjet lokale perbejne piken kulminante te perballjes me mazhorancen ne menyre institucionale e kjo ceshtje sipas te gjitha gjasave perben temen kryesore te diskutimit ne te gjitha forumet e brendshme te Partise Socialiste.
E ne zgjedhjet lokale sic dihet peshen me te madhe e mban Tirana kryeqyteti i vendit ku jetojne afer 30 e shqiptareve. Ne tre mandatet e shkuara Tirana ka qene e dominuar nga Edi Rama qe sot eshte dhe kryetar i Partise Socialiste e i Aleances Opozitare.
Socialistet ende nuk kane dale zyrtarisht me nje emer kandidati nderkohe qe vete Edi Rama para disa ditesh tha se nuk ka per te patur asnje kandidim pa marre miratimin e bazes socialiste. Megjithate per Tiranen opsionet e kandidateve te mundshem kane kohe qe diskutohen brenda e jashte kryesise se PS. Fillimisht jane testuar emrat e Blendi Klosit dhe Eduard Shalsit por asnjeri prej ketyre nuk e gezon staturen e duhur per te marre ne dore celesat e kryeqytetit e per te udhehequr betejen politike kunder PD-se.
Duhet pranuar se ne keto momente pervec Rames ne PS jane shume te pakta figurat qe do te mund te garonin denjesisht per kryeqytetin. Midis te tjerash eshte hedhur emri i ish-kryeministrit socialist Pandeli Majko. Gjithsesi nga burime te brendshme mesohet se pjesa me e madhe e kryesise se PS si edhe e grupit parlamentar kerkojne nje rikandidim te Rames gje qe vete kryesocialisti nuk e ka mohuar kurre.
Ne deklaraten e tij te djeshme Rama ka ironizuar ata qe gezohen para kohe me largimin e tij duke i dhene nje sinjal kundershtareve te tij. Sipas te gjitha gjasave Rama po e konsideron rikandidimin ne Tirane edhe per te deshmuar mbeshtetjen qe gezon ne popull mbeshtetje qe ia kane vene ne dyshim kritiket e tij brenda e jashte partise. Ne rast se kryetari i socialisteve vendos te zyrtarizohet si kandidat atehere fitorja eshte thuajse e sigurt.
Rikandidimi i Rames dhe zgjedhjet e parakohshme
E vetmja pike e diskutueshme e nje rikandidimi te kryesocialistit do te qe strategjia e PS per te kerkuar zgjedhje te parakohshme strategji qe ka marre nje momentum teper energjik pas 21 janarit e pas brutalitetit te shfaqur nga Berisha.
Mirepo serish sipas burimeve qe preferojne te mos identifikohen deputete e njerez me influence ne PS mbrojne tezen se ia vlen te fitohet Tirana e me pas te vijohet lufta per zgjedhje te parakohshme. Ne te ketille rast Rama nuk do te duhej te hezitonte te jepte doreheqjen nga mandati i ardhshem per tu vene ne krye te zgjedhjeve te pergjithshme eventuale.
Varianti Majko
Varianti me me shume mbeshtetje vec kandidimit te vete Rames eshte kandidimi i Pandeli Majkos. Ish-kryeministri socialist eshte nje prej pak figurave partiake qe e kane krijuar personalitetin publik para se ti merrte ne dore frenat Rama.
Kjo e ben nje kandidat me integritet e dinjitoz madje te vetmin qe do te mund te meritonte kryesine e bashkise me te madhe ne vend. I njohur si kryeministri i kohes se luftes se Kosoves Majko gezon simpati e mbeshtetje ne popull. Me figuren e paster e me karakterin konstant ne politike Majko do te qe nje prezantim i forte socialist per te ruajtur qeverisjen e Tiranes.
Berisha pret levizjen e kundershtarit
Paraqitja teper e dobet ne zgjedhjet e fundit lokale e vendos Partine Demokratike perballe nje detyre teper impenjative ndaj elektoratit te saj. Kesaj radhe te vendosur perballe nje sulmi teper energjik te opozites sidomos pas 21 janarit demokratet po e mendojne mire strategjine e tyre. Njeriu kyc ne vendimmarrjen partiake Sali Berisha duket se edhe kesaj radhe do te vendose gjithcka sa i perket kandidateve.
Natyrisht qe per publikun PD-ja shprehet se do te konsultohen strukturat por nje gafe e diteve te fundit nga ana e kryetarit te PD-se se Tiranes deputetit Aldo Bumci hedh drite mbi ca vendime qe duket se jane marre. Bumci rrefeu para kamerave se kandidati zyrtar i PD-se per Tiranen do te jete ish-titullari i Ministrise se Transporteve e po ashtu i Ministrise se Jashtme aktualisht Ministri i Brendshem Lulzim Basha.
Basha eshte nje nga figurat me te investuara nga Berisha qe qartesisht po nderton figuren e pasardhesit te tij eventual. Por duket se ky kandidim nuk eshte krejtesisht i vulosur.
Sipas burimeve brenda PD-se Basha nuk e gezon mbeshtetjen e disa prej figurave qendrore ne parti sidomos ate te Jozefina Topallit kryetares se parlamentit. Por nuk eshte kjo arsyeja qe e step Berishen ne vendimin e vet. Kryeministri i vendit ka provuar te vendose perballe Rames me radhe Besnik Mustafajin Spartak Ngjelen e Sokol Olldashin te tre figura teper te mbeshtetura ne PD ne kohen kur kandiduan.
Por te tre u mposhten keqazi nga Rama e sot e kesaj dite e kane humbur protagonizmin ne skenen politike. Ne rast te rikandidimit te Rames Berisha e di mire se edhe Basha do te rrezikonte shume te gjente te njejtin fund. Sipas disa anetareve te grupit parlamentar te PD ne rast se Rama vendos te rikandidoje vete Berisha do ta terheqe Bashen prej kandidimit. Figura rezerve per te garuar per Tiranen eshte Aldo Bumci kryetari i PD-se ne Tirane deputet i bindur qe edhe pse gezon mbeshtetje ne struktura nuk ka krijuar ende nje imazh publik.
Basha pozitiv e negativ
Nje kandidim i mundshem i Bashes do te qe maksimumi i impenjimit qe PD mund te marre ne Tirane. Lulzim Basha eshte laureuar me arritje si liberalizimi i vizave apo edhe shtrimi i rruges Durres-Kukes. Nga ana tjeter arritjet e tij jane vene ne dyshim nga akuzat per korrupsion gjate realizimit te po te njejtes rruge. Kohet e fundit Basha eshte bere protagonist negativ edhe per vrasjen e kater protestuesve te pafajshem nga forcat e rendit ne 21 janar.
Mbi ministrin e brendshem bie pergjegjesia politike e administrative per rezultatin e veprimeve te policise e te gardes te cilat aktualisht po hetohen nga prokuroret e ceshtjes. Gjithsesi duket se ne PD tashme eshte pranuar heshturazi se Basha do te jete kandidati me perjashtim te rastit kur PS-ja kandidon Ramen.
Opsioni i Berishes nese kandidon Rama
Nese opozita vendos te dale ne garen per kryeqytetin me Edi Ramen per kandidat atehere Sali Berisha do ta terhiqte menjehere Bashen gurin e tij te forte. Ne kete rast aksioni kryesor i mazhorances do te fokusohej pikerisht tek evidentimi i faktit se Rama nuk i kerkon seriozisht zgjedhjet e parakohshme. Ne te njejten kohe demokratet do te theksonin faktin se socialistet nuk jane te perjashtuar nga pushteti pikerisht pse qeverisin Tiranen.
Kjo nenkupton se do te vazhdojne justifikimet per korrupsionin qeveritar duke perdorur simetrine e pushtetit dhe argumentin se korrupsion ka edhe ne bashki strategji kjo qe mban larg votuesin gri te paparti ate qe quhet edhe pjesa e heshtur qe kerkon largimin e Berishes por qe stepet kur propaganda te dy jane njesoj e perhapur me aq zell nga Berisha gjen terren
Rama mirepret ne PS djalin e Faik Myrtajt. Me 15 mars proteste
FIER- Partia Socialiste ka vijuar takimet e saj me bazen ne Fier ndersa ishte i pranishem dhe vete kreu i opozites Edi Rama. Kryesocialisti pasi i ka uruar mireseardhjen ne PS Renato Myrtajt djalit te Faik Myrtajt i cili u vra gjate demonstrates se 21 janarit ftoi socialistet e Fierit qe ne 15 mars te jene ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne Tirane ne protesten e rradhes.
Ne 15 mars do te jemi perseri ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Sot me shume se kurre ne jemi e vetmja shprese ne kete vend. Saliu duhet dhe do te largohet. Kjo nuk varet nga ai dhe regjimi i tij vrastar kjo varet nga fuqa jone e besimit nga fuqia jone e rezistences. Ky popull duhet dhe do te zgjedhe i lire - tha Rama
Koalicioni i turpit po i merr Shqiperise fytyren vazhdoi me tej kreu i opozites Edi Rama ndersa shtoi se kjo e sotmja eshte kohe e jashtezakonshme per Shqiperine.
Ne do jemi ne sherbim te njerezve te ketij vendi. Mbrapshtia e pushteteve katandisi kete toke ne nje toke te varfer. Ne do te mundim varferine dhe papunesine- tha ai
Gjate konferences per shtyp para gazetareve kreu i PS Edi Rama eshte shprehur i bindur se zgjidhja e krizes ne te cilen Shqiperia ndodhet per faj te Saliut fillon me largimin e tij dhe zgjedhjet e lira.
Forma tjeter sic kam nenvizuar me pare bojkoti i zgjedhjeve nga opozita eshte nje enderr qe Saliu Iliri e kusaret e tjere e shohin prej kohesh por nuk do te behet realitet. Me shume se asnjehere Shqiperia e ka te domosdoshme clirimin nga kthetrat e politikes se vjeter e armiqesore me qytetaret.
Rama shtoi se Zgjedhjet ne keto kushte nuk mund te zhvillohen dhe kemi nenvizuar vullnetin tone per te ndryshuar keto kushte pa te cilat nuk mund te kete zgjedhje jo si ato te 28 qershorit qe zhyten Shqiperine ne kete kaos.
Ne lidhje me demonstratat e opozites Rama tha se nuk ka asnje dyshim se do te vazhdojme ne rrugen e ballafaqimit frontal me kete regjim. Ky ballafaqim do te vazhdoje me intensitet ne rritje. Edhe demonstratat do te vazhdojne dhe do te intensifikohen. Procesi i zhvillimit te demonstratave eshte i panderprere me momente te vecanta te parashikuara ne kalendarin tone te aksionit politik.
Sa i perket ndryshimit te perberjes se KQZ Rama tha se opozita eshte e gatshme te kontribuoje per ndryshime pa te cilat nuk mund te kete zgjedhje te lira ne Shqiperi. Sipas tij procesi i aksionit politik te opozites ka ne zemren e vet domosdoshmerine per te larguar Saliun dhe per te sjelle ne duart e cdo shqiptari mundesine per te vote te lire.
Zgjedhjet vendore ne i shohim si pjese e aksionit politik te opozites tha kreu i PS-se.
Ndersa per ceshtjen e rikandidimit te tij per kryetar te Bashkise se Tiranes Rama tha se kjo gje do te zgjidhet ne momentin e duhur. Nje gje eshte e sigurt- u shpreh ai- shumekush ne oborrin e qeverise po rend te buzeqeshe para kohe ne lidhje me largimin tim.