E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet votim per here te trete ne Mitrovice

Mitrovice 10 janar NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosoves ka marre vendim per perseritjen e votimeve ne gjithe komunen e Mitrovices.

Ky vendim mberriti pas nje urdherese te Gjykates Supreme te Kosoves duke vendosur daten kokrete 23 janarin per rivotimin ne komunen e Mitrovices.

Sipas kryetares se KQZ-se ne Kosove Valdete Daka nga 32 qendra votimi qe numeron komuna e Mitrovices ne 24 prej tyre jane shfaqur parregullsi ne diten e zgjedhjeve me 12 dhjetor te vitit te kaluar.

Nderkaq vendimi i KQZ-se per perseritje te votimeve ne Mitrovice erdhi vetem nje dite pas perfundimit te procesit te rivotimit te teresishem ne tri komuna ne Kosoven Qendrore dhe Perendimore dhe te pjesshem ne dy komuna te tjera Lipjan dhe Malisheve.

n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›