E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, diskutimet e fundit për hartimin e listave në PD e PS. Ja kandidatët e LSI

TIRANE- Partitë kryesore PD e PS kanë pothuajse gati listat e kandidatëve për deputetë, megjithatë priten mbledhjet e Kryesive për të zyrtarizuar listat dhe për t’i dërguar ato brenda aftit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Edhe pse mbeten pak orë deri në orën 00:00, nga përfundimi i afatit për dorëzimin e listave në KQZ, ende mbetet ndonjë emër i pafiksuar si nga PS ashtu edhe nga PD. 

Partia Socialiste mblodhi Kryesinë në orën 20:00, ndërsa demokratët pritet të mblidhen në orën 21:00. Mbledhja e Kryesisë së PS-së po zhvillohet me dyer të mbyllura. 

Burimet nga të dyja partitë bëjnë të ditur se ka pasur emra që janë shënuar dhe janë hequr nga listat disa herë gjatë kësaj jave dhe po kështu ka ndodhur edhe në orët e vona të ditës së djeshme. 

ALEANCA KUQ E ZI DOREZON LISTEN E KANDIDATEVE
Ora 20:40- Aleanca Kuq e Zi dorëzoi rreth orës 20:45 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputetë. Kryetari Kreshnik Spahiu kryeson listën në Tiranë. Aleanca Kuq e Zi vendosi të garojë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit.

LSI PUBLIKON LISTEN ZYRTARE TË KANDIDATËVE PËR DEPUTETË
Ora 20:30-Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ylli Manjani dorëzoi në KQZ rreth orës 20:30 listën e 140 kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Manjani theksoi se lista e LSI-së është një listë përfaqësuese, me personalitete të njohur dhe të rinj.

“Dorëzova listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit në emër të LSI. Është një listë prej 140 personash e konsultuar prej ditësh në forumet drejtuese të partisë. Eshtë një listë shumë përfaqësuese, shumë simpatike, me të cilën LSI futet në koalicionin e Aleancës për Shqipërinë Europiane me gjithë vullnetin për të ecur më shpejt drejt Europës. Kemi ndërtuar një listë përfaqësuese, kemi shumë të rinj, kemi personalitete gra në listë, ashtu siç ka shumë personalitete të tjera në fusha të ndryshme që përfaqësojnë ekipin e LSI. Sot unë i dorëzova këto emra, mezi pres datën 24 që të vi të marr emrat fitues”- theksoi Manjani.

BERAT
Nasip Naco, Gledion Rahovica 
FIER
Petrit Vasili, Robert Bitri, Ornela Zonja
TIRANË
Ilir Meta, Klajda Gjosha, Luan Rama, Ylli Manjani, Ardit Çela, Endrit Braimllari
LEZHE
Monika Kryemadhi
ELBASAN
Edmond Haxhinasto, Bujar Kllogjeri, Miranda Rira,
GJIROKASTER
Vangjel Tavo, Reshat Ziko
DURRËS
Lefter Koka, Edmond Panariti
SHKODËR
Agron Çela, Nora Malaj
KORCE
Mimoza Gusho
DIBER
Përparim Spahiu, Agim Hysa
KUKES
Apostol Goci, Qemal Elezi

ZGJEDHJET, PRITET PUBLIKIMI I LISTAVE TË KANDIDATËVE. JA EMRAT E ORËVE TË FUNDIT
Në selinë e PS-së problemi i kryetarit Edi Rama ka qenë përcaktimi i emrit të nënkryetarit të grupit, Erjon Braçe. Ai i ka ofruar kandidimin në Fier dhe në Tiranë, por Braçe nuk ka pranuar të largohet nga Berati. Ndërkohë është fiksuar emri i Arben Malajt në Vlorë, ndërsa ai i Namik Dokles në Tiranë e pikërisht në Krujë, në vend të Eglantina Gjermenit, e cila konkurron këtë herë në listën e Fierit. Burimet nga PS konfirmuan dje se nuk bëhet fjalë për përfshirjen në këto lista të emrave të njohur nga LSI, por bëhet fjalë për dy-tre emra, jo të njohur mirëfilli si aktivistë të LSIsë. Deri mbrëmë vonë është diskutuar për futjen në listë të këngëtares Besa Kokëdhima ose të Brixhida Kokëdhimës, në listën e kandidatëve të Vlorës. 

Vetë kryetari socialist, Edi Rama ka përcaktuar tashmë kandidimin si i pari në listën e Vlorës. Nga ana tjetër, të njëjtat burime thanë se dje janë thirrur nga kryetari i PS-së disa nga deputetët që nuk do të rikandidojnë. Kështu, Marko Bello ka mësuar dje që nuk do të jetë në listë, Eltar Deda, deputeti i Vlorës gjithashtu. Ndër emrat që nuk do të jenë më në listë janë edhe Shega Ligori, Alfred Dalipi, Pirro Lutaj, Agim Leka, Skënder Hasa, Ilir Bejtja, por edhe Arben Isaraj. Ishte parashikuar që deputetët të prezantoheshin sot, në një konventë në Pallatin e Kongreseve, por nuk ka pasur asnjë lajmërim dje për një aktivitet të tillë. Ndërkohë pritet që para dërgimit të emrave në KQZ, Rama t'i konsultojë edhe me kryesinë e partisë. 

E DJATHTA 
Tashmë edhe kryeministri e njëherësh kreu i PD-së, Sali Berisha ka fiksuar shumicën e kandidatëve të listës së koalicionit të djathtë. Ai konfirmoi se vetë do të kryesojë listën e qarkut të Tiranës, ndërkohë që u përcaktuan edhe pjesëmarrja e 3 deputetëve socialistë, Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli e Asllan Dogjani në listat e PD, përkatësisht në qarqet e Tiranës, Lezhës e Kukësit. Ndërkaq, Topalli do të kryesojë listën e Shkodrës, Olldashi në Fier e Bode në Korçë. Ai që deklaroi publikisht largimin, një ditë më parë ishte anëtari i Këshillit Kombëtar, Besnik Jaku, që akuzoi lidershipin e Partisë Demokratike për mosfunksionim të strukturave drejtuese të partisë, marrjen peng të saj nga një grup i caktuar njerëzish dhe mostransparencë në vendimet politike, duke përfshirë edhe listat e zgjedhësve. Burime brenda PD-së bëjnë të ditur se Eduard Selami do të kandidojë në njësinë nr. 2 dhe prej ditësh ai ka filluar takimet me zgjedhësit kryeqytetas. Një tjetër prurje e re në listën e demokratëve është kandidimi në zonën e 'Kombinatit' të ish-kreut të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, i cili edhe ai ka nisur fushatën elektorale në kryeqytet. Nënkryetarja e bashkisë, Jorida Tabaku, është një tjetër emër i ri për PD-në, e cila do të kandidojë një njësinë elektorale nr.8. Po ashtu mësohet se në Tiranë do të rikthehet për të kandiduar edhe deputeti aktual i qarkut të Lezhës, Edi Paloka. Gjithsesi, sot konfirmohen edhe zyrtarisht të gjithë kandidatët për deputetë të kampeve kryesore politike.

LISTA PARAPRAKE
E KANDIDATEVE PER DEPUTETE NE 12 QARQET E VENDIT
LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTET NË QARKUN E ELBASANIT
PARTIA SOCIALISTE
1. Ben Blushi Elbasan
2. Alfred Peza Peqin
3. Evis Kushi Elbasan
4. Taulant Balla Librazhd
5. Damian Gjiknuri Elbasan
6. Musa Ulqin Elbasan
7. Arben Kamami Gramsh
8. Luan Tabaku Elbasan
9. Astrit Halili Elbasan
10. Rovena Beqiraj Elbasan
PARTIA DEMOKRATIKE
1. Arben Imami Elbasan
2. Luçiano Boçi Elbasan
3. Adriana Gjonaj
ose Klodiana Cankja Elbasan
4. Dashnor Sula Peqin
5. Ardian Turku Elbasan
6. Shefqet Deliallisi
ose Rrahim Çota Librazhd
7. Dilo Stafa Librazhd
8. Sytbi Hida Gramsh
9. Bardhyl Musai Elbasan
10. Mati Çela
ose Bexhet Uruçi Elbasan
11. Zheni Gjergji Elbasan
12. Aurel Bylykbashi Elbasan
13. Mimoza Hasekiu Elbasan
14. Qamil Dika
ose Viktor Bella Elbasan

LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
1-Edmond Haxhinasto
PARTIA PËR DREJTËSI
INTEGRIM E UNITET
1-Aqif Rakipi
PARTIA REPUBLIKANE
1-Luan Duzha
ALEANCA KUQEZI
1-Asllan Musta
FRYMA E RE DEMOKRATIKE
1. Artin Kovaçi
LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTET NË QARKUN E SHKODRËS
PARTIA DEMOKRATIKE
1. Jozefina Topalli
2. Astrit Bushati
3. Arenca Troshani
4. Benet Beci
5. Gjok Uldedaj
6. Fredi Stërkaj
PARTIA SOCIALISTE
1. Tom Doshi
2. Mimoza Hafizi
3. Paulin Sterkaj
4. Keti Bazhdari
5. Astrit Beci
6. Namik Kopliku
LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
1. Agron Çela
2. Nora Malaj
3. Gëzim Podgorica
PARTIA DEMOKRATIKE
1. Genc Pollo
2. Astrit Veliaj
3. Lefter Maliqi
4. Arenc Berati
PARTIA SOCIALISTE
1. Fidel Ylli
2. Ermonela Felaj
3.. Eduard Shalsi
4. Eduard Bejko
5. Çlirim Brisku ose Thoma Jaçe
LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
1. Nasip Naço
2. Gledion Rehovica
LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E KORÇËS
PARTIA DEMOKRATIKE
1)Ridvan Bode
2)Edmond Spaho
3)Entela Prifti
4)Gjergji Papa
5)Fatbardh Kadilli
PARTIA SOCIALISTE
1)Bashkim Fino
2)Olta Xhaçka
3)Ilir Pendavinji
4)Ilir Xhagolli
5)Ylli Ziçishti
LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
Piro Kapurani
PARTIA REPUBLIKANE
Erjon Harruni
ALEANCA KUQ E ZI
Altin Dauti
LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E VLORËS
PARTIA SOCIALISTE
1Edi Rama
2Valentina Leskaj
3Fatmir Toçi
4Luiza Xhuvani
5Brixhida Kokëdhima ose Besa Kokëdhima
6Arben Malaj
LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E FIERIT
PARTIA SOCIALISTE
1 Gramoz Ruçi
2 Eglantina Gjermeni
3 Armando Subashi
4 Ilirjan Celibashi
5 Ervin Koçi
6 Erjon Braçe?
PARTIA DEMOKRATIKE
1 Sokol Olldashi
2 Mesila Doda
LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E GJIROKASTRËS
PARTIA SOCIALISTE
1 Arben Ahmetaj
2 Erion Veliaj
3 Anastas Angjeli
4 Lef Kosta
PARTIA DEMOKRATIKE
1 Genc Ruli
2 Arta Musaraj
LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E DURRËSIT
PARTIA SOCIALISTE
1 Blendi Klosi
2 Ilir Beqaj
3 Klodiana Spahiu
4 Namik Dokle
5 Edison Konomi
6 Gazmir Bizhga
PARTIA DEMOKRATIKE
1 Eduard Halimi
LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E KUKËSIT
PARTIA DEMOKRATIKE
1 Flamur Noka
2 Fatos Hoxha
3 Mimoza Hajdarmataj
PARTIA SOCIALISTE
1 Vexhi Muçmataj
2 Ramë Hoxhaj
3 Vladimir Elezi
LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E LEZHËS
PARTIA DEMOKRATIKE
1 Aldo Bumçi
PARTIA SOCIALISTE
1. Mimi Kodheli
2. Armando Prenga
3. Arben Ndoka
4. Gjok Jaku
5. Ndrec Deda
LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E DIBRËS
PARTIA DEMOKRATIKE
1 Myqerem Tafaj
2 Sherefedin Shehu
3 Florian Mima
PARTIA SOCIALISTE
1 Shkëlqim Cani
2 Qemal Minxhozi
3 Ulsi Manja
LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E TIRANËS
PARTIA SOCIALISTE
1 Lindita Nikolla
2 Pandeli Majko
3 Saimir Tahiri
4 Fatmir Xhafaj
5 Ditmir Bushati
6 Erjon Braçe ?
7 Besnik Baraj
8 Sadri Abazi
9 Arta Dade
10 Parid Cara
11 Fatmir Xhafaj
12 Dashamir Peza
13 Artan Gaçi
14 Xhemal Qefalia
15 Pjerin Ndreu
16 Vasilika Hysi
17 Arbi Mazniku
PARTIA DEMOKRATIKE
1 Sali Berisha
2 Eduart Selami
3 Arben Ristani
4 Jorida Tabaku
5 Edi Paloka
6 Majlinda Bregu
Shënim: (Renditja e emrave është rastësore) (Marre nga Gazeta Shqiptare)

(m.a/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Listat, Meta: Berisha po tenton të bëjë diversion brenda opozitës Zgjedhjet, sot afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ KQZ regjistron Dritan Priftit si kandidat i pavarur në Qarkun e Fierit: I plotëson kriteret Listat e kandidatëve, Sequi: Presim përfaqësimin prej 30% të femrave AK, Spahiu: Në zgjedhje me 140 kandidatë, unë përballë Berishës në Tiranë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›