E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjerimi i aksit Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH: Qarkullim me një sens deri më 20 shkurt në zonën e Mirakës

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se qarkullimi i mjeteve në zonën e Mirakës në aksin Elbasan-Qafë Thanë do të kryhet me një sens lëvizjeje deri më 20 shkurt.

Sipas ARRSH-së, në zbatim të punimeve të kontratës “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë, Faza II”, në zonën e Mirakës kanë filluar punimet e shtrimit me binder me qëllim lehtësimin e qarkullimit të mjeteve që kalojnë në këtë aks.

“Në këtë segment, gjatë kryerjes së punimeve, qarkullimi i mjeteve do të kryhet me një sens lëvizjeje”, theksoi ARRSH.

ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve si dhe të banorëve të zonës.

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë  Durrës–Elbasan–Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›