Zgjidhet nga KLD, kreu i Gjykatës së Tiranës. Alibeaj kundërshton

Tiranë, 8 korrik NOA Zgjidhet kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.
Mbledhja e KLD-së sot në të cilën ka qenë i pranishëm edhe presidenti Bamir Topi, për zgjedhjen e kreut të gjykatës së shkallës së parë të Tiranës ka vendosur që të jetë Artan Zeneli.
Mësohet se emërimi i Zenelit është kundërshtuar nga ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeaj.
Fill, pas mbledhjes së KLD-së e cila zgjodhi Artan Zenelin në krye të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, ministri i Drejtësisë, Alibeaj ka dalë në një konferencë shtypi me anë të së cilës deklaroi se e ka konsideruar farsë procesin e sotëm për zgjedhjen e kreut të gjykatës së Tiranës.
Ky vendim ishte i paramenduar dhe se është shkelur ligji për emërimin e gjyqtarëve tha Alibeja.
Artan Zeneli është zgjedhur gjyqtar në gjykatën e Tiranës vetëm një javë më parë, ndërsa sipas ligjit duhet të ketë të paktën 4 vjet eksperiencë shtoi më tej kreu i ministrisë së Drejtësisë.
k.k/NOA