E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset nga persona të paidentifikuar, po verifikohen fishekët

Durrës, 9 korrik, NOA Forcat e policisë së Durrësit bëjnë me dijeni se një plagosje nga persona ende të paidentifikuar i ka ndodhur një qytetari ndërsa ishte duke shërbyer në lokalin e tij.

Fjala është për 41-vjeçarin Skënder Tare, i cili është qëlluar me psitoletë në këmbë ndërsa rrinte në lokalin e tij pranë Ish-Degës Ushtarake në Durrës për motive të dobëta.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan dhe u sekuestruan 2 gëzhoja model 54 kal. 7.62 mm, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen autorëve të kësaj ngjarje.

Materialet do ti kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të Plagosjes së lehtë me dashje dhe Armëmbajtjes pa leje, parashikuar nga nenet 89 dhe 278/2 të  Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›