E Diel, 1 Nëntor 2026

Iu gjet makinë e vjedhur nga Italia, policia nis procedim penal në gjendje të lirë

Durrës, 9 korrik, NOA Forcat e policisë kanë nisur një procesim penal në gjendje të lirë në ngarkim të 33-vjeçarit Tomor Xhindi, lindur ne Skrapar dhe banues në Durrës, pasi është kapur në flagrancë me një automjet, i cili rezultonte të ishte v jedhur në Itali.

Bëhet fjalë për automjetin Golf 5 me targe DR 36 56 E ngjyrë e zezë me nr.shasie WVWZZZ1KZ6B070590, e cila nga verifikimet rezulton të jetë trafikuar (vjedhur) para dy vitesh në Itali.

Në cilësinë e provës materiale u bllokua automjeti dhe dokumentacioni i tij.

Ndërsa materialet do ti kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të Trafikimit të mjeteve motorike, parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›