“Zgjidhja e vetme - hyrja e opozitës në parlament dhe vijimi i dialogut”

Reagon sërish në emër të Presidencës spanjolle të BE, ambasadori MontobioPresidenca e Bashkimit Evropian, përcjell një tjetër reagim lidhur me situatën politike në Shqipëri, teksa ka apeluar vijimin e dialogut të Presidenti Topi, ndërsa nga ana tjetër, udhëzohet qartësisht opozita shqiptare, për të thyer bojkotin. Ambasadori i Spanjës, Manuel Montobio, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës të Bashkimit Europian, vlerëson se tryeza e të shtunës selinë e Presidencës është një hap shumë pozitiv. Edhe pse pa rezultat nga bisedimet e dy ditëve më parë, mes kryeministrit Berisha dhe liderit të opozitës Rama, ndërkombëtarët, të cilët kanë insistuar aq shumë në nisjen e negociatave, thonë se kjo tryezë i jep kuptim dialogut, që është esenca e demokracisë.Për ambasadorin spanjoll në Tiranë, tryeza e thirrur nga Presidenti Topi të shtunën është një rrugë për të arritur marrëveshje, pavarësisht se ky është një hap i parë i cili duhet pasuar nga të tjerë. Në këtë fazë fillestare të dialogut, Montobio kujton momentin e rëndësishëm të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, liberalizimin e vizave dhe statusin e vendit kandidat në BE, afate që sipas tij nëse nuk respektohen, do të sjellin vonesa për Shqipërinë.“Për Bashkimin Europian ka dy momente të rëndësishme; nga njëra anë një këshill stabilizim-asociimi në nivel ministrash mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë më 10 maj, i cili mblidhet vetëm një herë në vit. Kjo do të thotë se ky këshill do të orientojë marrëdhëniet politike mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë përgjatë një viti dhe është shumë e rëndësishme së çfarë do të jetë në qendër të vëmendjes atje. Përpara kësaj date, në 11 mars do të mbahet një komitet asociimi, që është takimi përgatitor i Këshillit të stabilizim-asociimit. Por më afër akoma ka ende dy data që janë të rëndësishme”, u shpreh Montobio, duke përmendur 22 shkurtin, ditën kur vjen në Shqipëri një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. “Do të ishte shumë pozitive që deri në këtë datë, procesi i dialogut i Presidentit të Republikës të tregojë që jo vetëm ka filluar, por edhe po prodhon disa rezultate domethënëse. Unë mendoj se ka gjithashtu edhe një afat shumë të rëndësishëm kushtetues që është mbushja e afatit 6 mujor kur anëtarët e parlamentit duhet të zënë vendet e tyre në parlament. Skenar pozitiv do të ishte që opozita të hyjë në parlament brenda këtyre datave, në sajë të një marrëveshjeje që do të bënte të mundur vazhdimin e dialogut politik, i cili nuk është një gjë e jashtëzakonshme, por diçka normale dhe e zakonshme në çdo demokraci”, deklaron Montobio. Ambasadori i Spanjës në Tiranë, ai i Komisionit Europian Lohan dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara Withers, kanë qenë të impenjuar javët e fundit për të bindur palët që të ulen sa më parë në tryezën e kreut të shtetit, me shpresën për të prodhuar një zgjidhje për ngërçin politike....