E Diel, 1 Nëntor 2026

fare ka ndodhur brenda politikes javen qe lame pas

Në javën politike që lamë pas, me temperatura të larta pushimesh, të vetmit që nuk janë ndalur për asnjë moment kanë qenë dy kandidatët në garë për kreun e PD Sokol Olldashi e Lulzim Basha. Kanë përshkuar cep më cep Shqipërinë duke takuar strukturat vendore të PD, duke zhvilluar mesatarisht 3-4 takime në ditë.
Strategjia e të dyve ka mbetur e njëjtë: Lulzim Basha ka vijuar qasjen e tij përbashkuese me qëllim motivimin e të gjithë demokratëve pas humbjes së thellë të 23 qershorit. Bazuar në sukseset e tij politike në vitet e kaluara, Basha ka thënë (Gjirokastër) se e ka të gjithë përvojën e potencialet për të mundur në betejën e ardhshme politike Edi Ramën
Eksperienca politike e ka mësuar Olldashin të reagojë pa komplekse. Sidomos kur preket krenaria e tij politike me insinuate mediatike se po zhvillohet një garë e pabarabartë në dëm të tij për kreun e PD. Të hënën nga Korcë tha se përballja për kreun e PD është një garë vlerash. Ka vlerësuar kolegun e rivalin Basha, duke e siguruar për bashkëpunim pas 22 korrikut
Krahas fushatës me bazën demokrate, Basha e Olldashi e kanë nisur edhe monitorimin e mazhorancës së re, tashmë si opozitarë.
Edi Rama duket se po ndërgjegjësohet ditë pas dite se qeverisja e vendit është një sfidë e madhe për mazhorancën e re. Javën e nisi me një takim informues me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Padurimi për të nisur punën e zbatuar idetë e tij, shpesh i lexohet si naivitet politik. Kjo pasi deri në shtator, fituesit e zgjedhjeve do jenë larg zyrave të institucioneve shtetërore ku gjithçka shikohet në planin konkret. Por deri atëherë Rama, duket se nuk ka ndërmend të bëjë sehir. 
Me një model personal, ka vendosur të ketë një zyrë të Kryeministrit të zgjedhur në PS.
Në profilin e tij në Facebook i fton të gjithë ata që dëshirojnë, të kontribuojnë në realizimin e projektit qeverisës të Rilindjes. Madje poston edhe një formular aplikimi për gjithë të interesuarit.
Nga Vlora ku ka marrë edhe mandatin e deputetit, Edi Rama bëri të ditur se kur të marrë zyrtarisht detyrën si kryeministër, do miratojë një paketë ligjore në mbrojtje të zonës bregdetare dhe një strukturë të re shtetërore, Agjensinë Kombëtare të Bregdetit. U bëri thirrje ndërtuesve abuzivë që të ndërpresin ndërtimet se nuk do i gëzojnë
Teksa palët vazhdojnë projektet politike, KQZ që duhet t’i zyrtarojë në pozicionet e reja pas 23 qershorit, duket se nuk e ka të lehtë punën.Përfaqësuesi i PD pranë KQZ Njazi Kosovrasti denoncoi shkelje të rënda në procesverbalet e ardhura nga qarku i Lezhës, të cilat sipas tij i kanë dhënë socialistëve me anë të manipulimeve një madatdeputeti më shumë.Pas rillogaritjes së votave, rezultoi se koalicioni i djathtë kishte marrë 39 vota më shumë se ai i majtë.Për pasojë 4 anëtarët e KQZ miratuan ndarjen e re të mandateve në qarkun Lezhë: 4 për koalicionin e djathtë e 3 për të majtin.
Ndërkohë Kosovrasti denoncoi në transmetim të drejtpërdrejtë se po i mbërrinin në celular mesazhe kërcënuese.
Pas denoncimit të depozituar në Prokurori, Kosovrasti dhe 4 anëtaret e KQZ qe moren vendimin per heqjen e mandatit te PS në Lezhë, per t’ia kaluar Partise Demokratike u morën nën mbrojtje nga Policia e Shtetit. 
Ndërsa përfaqësuesi socialist pranë KQZ deklaroi se do e ankimojë vendimin, pasi sipas tij, nuk reflektohet vërtetësia e votës në Qarkun Lezhë.
Më 8 korrik LSI dorëzoi ankesën për rivlerësim të rezultatit në 15 qv në kukës; KQZ ka miratuar ndarjen e mandateve të Kukësit 3 për koalicionin e djathtë e 1 për të majtin. Por përfaqësuesi ligjor i kësaj partie pretendon se i është mohuar një mandate për deputet-
Përfaqësuesit ligjorë të partive politike në KQZ janë ata që po e ndiejnë direkt peshën e vendimit politik për ta lënë KQZ të paplotë, vetëm me 4 antarë. Kjo mungesë kuorumi nuk e lejon KQZ që të bëjë shpërndarjen e mandateve. Kështu që partitë politike duhet të ndjekin gjithë procedurën e detyrueshme burokratike e t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor për shpërndarjen e mandateve, një proces që zyrtarizon rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›