E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjimi i banorëve

01/02/10 11:00

Zgjimi i banorëve duket tepër i vështirë këtë mëngjes. Edhe pse ndizen dritat dhe në sfond ka muzikë, asnjë nuk arrin të zgjohet prej gjumit të rëndë, pasi një natë më parë, një pjesë e mirë e banorëve ka fjetur në agim. E para që zgjohet është si gjithmonë Valentina, por edhe ajo duket e përgjumur. Pas saj ngrihet Eduardi, i cili si cdo mëngjes ngrihet plot energji e menjëherë fillon të këndojë e kërcejë. I treti ngrihet është Hakiu, ndërkohë që gjithë të tjerët flenë gjum. Banorët kryejnë ritualet e mëngjesit e më pas shijojnë nga një filxhan kafe. Të tre banort kujdesen për të pastruar kuzhinën, e cila është mbushur me ujë sepse kanë harruar rubinetin hapur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›