E Diel, 1 Nëntor 2026

Si të bëheni prind?

Jeni të dëshpëruar për të filluar krijimin e një familje? Ju duket se gjersa filloni të provoni që të mbeteni shtatzënë dikush po tenton t’ju mbysë?
Sipas rrjetit të “shtatzënave” në Britani, shumica e çifteve shpenzojnë rreth dy milionë funte për teste të fertilitetit dhe pjellshmërisë në Britani të Madhe.
Mirëpo, mjekët kanë dhënë disa këshilla se si mund të arrihet një shtatzëni e lehtë.

Humbja e peshës. Ne e dimë se nuk dashuroni trashje të lehtë gjatë shtatzënisë. Megjithatë, kjo nuk do t’i mjaftoj bebes, sidomos dhjami. Trashja e redukton fertilitetin, si të burri, ashtu edhe të gruaja. Kjo është arsyeja se pse çifti duhet të bëjë më shumë seks, sidomos kur janë në peshë.

Stop pirjes së duhani. Tek gratë pirja e duhani shkakton kokëçarje në shtatzëni. Përveç kësaj nëse, keni fatin dhe mbeteni shtatzënë, megjithatë rrezikoni të abortoni, të lindni bebe të vogla apo të paafta. Kjo situatë do të ju shpjerë në gjëra që nuk dëshironi. Tek meshkujt, sperma definitivisht nuk përzihet me nikotinën, por kjo nuk do të thotë që ajo mos të këtë efekt në shpejtësinë e saj. Pavarësisht, edhe meshkuj që pinë duhan duhet të punojnë më shumë për fëmijë, ndërkaq steriliteti tek ta është më i mundshëm.

Mos konsumoni alkool. Marrëdhëniet seksuale të përziera me alkool e reduktojnë mundësinë që gruaja të jetë shtatzënë. Alkooli nuk ka afekt në fertilitetin e mashkullit, edhe pse pirja e alkoolit mund të shkaktojë probleme tek aftësitë e fëmijës.

Bëni seks. Është mirë që të provoni seksin brenda dy dite, ndërkaq të tretën të pushoni. Sa më pak seks që bëni, aq më shumë humbisni mundësinë që të keni sukses. Sperma e njerëzve të vjetër është jo edhe aq efektive. Kjo vlen sidomos për djemtë, të cilët nuk kanë dëshirë të bëjnë shumë teste mjekësore.

Stresi nga “testet e fertilitetit”. Nuk ka asnjë test që mund të provojë në mënyrë të saktë se a është një grua apo një burrë steril. Nëse nuk keni dëshirë për fëmijë, ka mundësi që kjo do të ju shtyhet për disa vjet, ndërkaq testet do të paraqesin problem të madh për ju. Do ju stresojnë, femrat do kenë probleme me cikël, përderisa shtatzëni nuk do të këtë.

Shqetësoheni nga temperaturat. Kjo vlen vetëm për disa tipa të njerëzve. Është e vërtetë që temperatura e lartë e herdheve pengon shpejtësinë e spermës. Kujdesuni më shumë që të mbani veshje të mira të brendshme dhe normalisht meshkujt mos të nxehen shumë në seks.

Përdorni terapi plotësuese. Shumica e konsiderojnë humbje të kohë. Megjithatë kurseni fjalët para se të mendoni. Disa mjekë besojnë se zinku, seleniumi dhe vitamina E ndihmojnë në rritjen e sasisë së spermës – por ende nuk ka teste të mjaftueshme për këtë.

Përdorni pajisje evoluimi. Ideja është se kur veza prodhon ve për çdo muaj, atëherë edhe ju të dini këtë info. Megjithatë, studimet thonë se kjo është një mënyrë jonatyrale dhe shumë stresuese, pasi që detyron çiftin të bëjnë seks, në kohën kur ata nuk dëshirojnë. Kjo dëmton po ashtu edhe fertilitetin.

Dorëzimi. 80 për qind e çifteve kanë pasur sukses në vitin e parë të martesës së tyre. Por, nëse nuk arrini që të keni fëmijë në vitin e dytë apo të tretë, atëherë duhet të shqetësoheni, por jo edhe të dorëzoheni.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›