Horoskopi ditor (1 shkurt)

Dashi
21 mars- 20 prill
Duhet që t’i mbroni sa më shumë shokët sot. Mos hezitoni pasi që kjo do ju shpaguhet. Është njëra prej atyre ditëve kur duhet të mbani balancë dhe mos të mëndoni vetëm për vete.
Demi
21 prill- 21 maj
Do të jetë më lehtë së zakonisht që me anë të gjesteve romantike ta përfitoni atë që e dashuroni! Kjo është e garantuar, vetëm nëse dini që të silleni si duhet. Në punë do të arrini një sukses të konsiderueshëm.
Binjakët
22 maj- 21 qershor
Edhe pse zakonisht keni dëshirë që të bëni thashetheme kjo nuk do të thotë se sot është një ditë e tillë. Yjet ju sugjerojnë që të keni paksa kujdes në fjalët që flisni. Është më mirë të fokusoheni në gjërat e rëndësishme!
Gaforrja
22 qershor- 22 korrik
Energjia e juaj mendore është në kulm. Shfrytëzojeni atë n mënyrë racionale. Sigurohuni që nëse përballeni me ndonjë problem ta rregulloni atë sa më parë, madje bëni ndryshime edhe në sjellje nëse dëshironi progres.
Luani
23 korrik- 22 gusht
Keni nevojë që të tregoni atë çfarë ndjeni brenda – gjërat nuk janë duke shkuar mirë ashtu sikurse në sferën shoqërore kështu që ju nevojitet një mendim më i thellë. Mendoni dhe peshoni sa më mirë punët e juaja ditore.
Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator
Disa gjëra apo probleme në shtëpi kërkojnë punë shtesë kështu që duhet t’i rregulloni ata sa më parë. Keni energji të mirë kështu që mund të futni situatën e juaj nën kontroll.
Peshorja
23 shtator- 22 tetor
Natyra e juaj sociale nuk mund të mohohet sidomos sot kur do të takoni njerëz të rinj dhe të zakonshëm. Nëse përdorni email atëherë do të shihni se sa shumë keni gabuar me një vendim që keni marrë me herët.
Akrepi
23 tetor- 21 nëntor
Përpiquni që të ecni përpara – jeni shumë të dhënë pas dashurisë sot kështu që edhe truri i juaj ka nevojë për një partner/e! Në punë tuboni faktet dhe filloni me një projekt që e keni lënë në gjysmë.
Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor
Detalet do të jenë ato që do ju nevojiten sot, pavarësisht se do të jenë paksa kokëçarëse. Duhet të jeni të sigurt dhe të siguroheni që mos të keni shqetësime në të ardhmen sidomos në dashuri.
Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar
Po arrini atë që dëshironi, për të krijuar një lidhje të veçantë me dike që nuk jeni dëgjuar me vite. Keni energji të mirë që t’i thyeni disa barriera dhe normalisht të kërkoni falje atyre që nuk janë afër juve.
Ujori
21 janar- 18 shkurt
Anëtarët e juaj të familjes do të jenë atë që do ua turbullojnë kokën sot – por kjo nuk do të thotë që ju të keni panik. Përpiquni që të pranoni evaluimin familjar dhe të veproni më shumë i pavarur.
Peshqit
19 shkurt- 20 mars
Truri i juaj është shumë aktive për të kryer çdo gjë që ju del përpara. Ana e juaj racionale është veçanërisht e fuqishme, kështu është një ditë e mirë që të përballeni me praktikat dhe gjërat që do ju dalin në rrugë gjatë ditës.