Kurbin dalin nga shinat dy vagone te trenit te mallrave
Pak dite me pare kishin dale nga shinat vagonet me gaz te nje treni qe shkonte ne Zagreb
Dalin nga shinat 2 vagone te trenit te mallrave te linjes Shkoder-Vore ne afersi te fshatit Gjorm te Kurbinit. Ngjarja ndodhi dje ne mengjes ndersa shkak i daljes nga shinat edhe ne kete rast mesohet te jete amortizimi i rrjetit.
Ne oret e pasdites eshte bere e mundur nga specialistet e hekurudhes vendosja ne shina e vagonave te cilet jane transportuar per ne Durres ku edhe ndodhet Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave Shqiptare.
Gjate gjithe ketyre muajve jane shenuar shume raste te daljes nga shinat te vagoneve ku nje nder rastet me te renda mund te vecohet ai i 12 marsit ku nje vagon i trenit te linjes se udhetareve Tirane-Shkoder doli nga shinat rreth 2 km larg qytetit te Lezhes ne te hyre te fshatit Merqi duke rrezikuar seriozisht jeten e mbi 100 udhetareve.
Shpesh here eshte ngritur shqetesimi i amortizimit te linjave hekurudhore ku nje prej linjave me te amortizuara eshte edhe ajo Tirane- Lezhe-Shkoder. Transporti hekurudhor ka humbur shume pike ne tregun e konkurences me mjete te tjera te transportit.
Pavaresisht se vitet e fundit jane kryer disa nderhyrje kryesisht ne stacionet e udhetareve por edhe ne zevendesimin e traversave perseri transporti hekurudhor nuk eshte ne nivelin e duhur.
Edhe ne linjen Lezhe-Shkoder muajt e fundit eshte bere zevendesimi i traversave te drurit te cilat ishin teper te amortizuara dhe jane vendosur traversa te reja betoni por megjithate linja ne segmente te caktuar eshte teper e amortizuar.
Nderkohe krahas mungeses se elementeve te sigurise nje tjeter problem qe shfaqet ne linjen hekurudhore mbeten mbi 100 mbikalime te paligjshme te ngritura ne te gjithe gjatesine e linjes hekurudhore Lezhe- Shkoder-Malesi e Madhe te cilet duke qene te paligjshem jane edhe te pambrojtur dhe te pakontrolluar. Gjate vitit 2010 jane shenuar disa raste te daljes nga shinat te trenave ne linjen Tirane-Shkoder.
Brenda muajit tetor eshte rasti i dyte kur vagonat e trenit te mallrave dalin nga shinat ne hekurudhen qe pershkon Qarkun e Lezhes. Nderkohe qe pak dite me pare ne Zejmen dolen nga shinat dy vagone nga 14 vagonet e nje treni me cisterna gazi i cili ishte nisur nga Durresi per ne Zagreb ne oret e para te mengjesit te dites se merkure eshte shenuar nje tjeter rast i daljes nga shinat te vagoneve.