E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjimi nga mosbesimi është fuqia e zhvillimit

ELMAZ SHERIFI

Me kërkesën e 3323 themeluesve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të formës së prerë Nr. 1950 dhe Nr. akti 8626, më 17 Mars 2012, regjistroi si person juridik, në regjistrin e partive politike, partinë Lidhja për Drejtësi e Progres me inicialet LDP.
Përse u themelua Lidhja për Drejtësi e Progres
Në njëqindvjetorin e Pavarësisë, Shqipëria përjetoi bojkotin ciklik të institucioneve dhe politika e konsensusit dhe kompromisit si art i qeverisjes është zëvendësuar nga politikat bllokuese. Mungesa e dialogut politik konstruktiv dhe retorika mediatike e nxitjes së konfliktit në seancat parlamentare e kanë shndërruar Kuvendin në një institucion pa autoritet, i cili nuk ushtron funksionin e kontrollit kushtetues ndaj pushtetit ekzekutiv. Deputetët mjetin më efikas të komunikimit kanë akuzën, madje ata akuzojnë edhe njeri-tjetrin si hajdutë dhe si agjentë të ish-Sigurimit të Shtetit, por që të dyja grupet parlamentare nuk e miratojnë ligjin për hapjen e dosjeve të politikanëve dhe as e kanë vullnetin për të hequr imunitetin kushtetues, me ndryshimin e normës kushtetuese. Partitë që humbasin zgjedhjet, po ringjallin zakonin shqiptar të largimit nga institucionet politike, si në 1924, dhe me demonstrata e revolta militantësh të organizuara nga ato, i turren Kryeministrisë, me të cilën simbolizohet pushteti. Në 1998, PD e pushtoi kalanëKryeministri, ndërsa socialistët nuk e morën dot kalanë në 2011-n! Protestat në vendet demokratike i organizojnë sindikatat e grupet e interesit, kurse në Shqipëri partitë organizojnë greva e demonstrata, si instrumente për dobësimin dhe pastaj marrjen e pushtetit. Mendësia e partisë-shtet po shndërrohet në sindromë politike, e cila i ka shokuar institucionet e BE-së, dhe me humor e konsiderojnë sukses të madh takimin e Ramës me Berishën ose rikthimin e opozitës në Parlament! Adhurimi i rolit udhëheqës të partisë dhe i kryetarëve po injektohet edhe te të rinjtë, të cilëve për interesa pushteti u premtohet bashkimi kombëtar si vepër partie! Shqiptarët duhet të jenë aq inteligjentë, sa të kuptojnë se çështja kombëtare nuk mund të jetë vepër e një apo disa partive dhe as mund të realizohet me parti e kryetar që shpërndajnë fletushka për greva e demonstrata, që bëjnë thirrje për mosbindje civile, që nuk respektojnë Kushtetutën ose veprojnë në kundërshtim me të dhe që kërkojnë shndërrimin e institucioneve politike të shtetit në leva partie! Kjo e vërtetë surrealiste, sa komike dhe tragjike, na largon, në vend që të na afrojë me kulturën perëndimore dhe realizimin e ëndrrës së bashkimit të trojeve të ndara padrejtësisht në 1913-n. Ne duhet të pranojmë pa dhimbje se nuk kemi qenë të zotë ta realizojmë bashkimin kombëtar dhe as mund ta plotësojmë këtë aspiratë pa mbështetjen e faktorit ndërkombëtar vendimmarrës, të cilët sot rekomandojnë plotësimin e standardeve për integrimin në BE! Në shoqëritë perëndimore propagandohen globalizmi e multikulturalizmi me standardet e të drejtave të njeriut, ndërsa partitë në Shqipëri, për interesa pushteti, artikulojnë teza populiste, që acarojnë marrëdhëniet në rajonin problematik. Protagonistët shpesh i referohen Kushtetutës, por që shkëpusin prej saj formulimin se Drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit .
Partitokracia po ringjallet si një fantazmë e po fiton terren, aq sa po krijohet mendimi se vetëm ligjërimi kushtetues ka mbetur për të shpallur Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, si forcat e vetme udhëheqëse të shtetit dhe shoqërisë në Shqipëri!
Në 100 vjet shtet, shqiptarët për arsye të trashëgimisë ideologjike, kanë përjetuar situata, sa të lumtura edhe tragjike, por asnjëherë nuk kanë mundur të ndërtojnë shtetin e së drejtës.
Të lumtur përjetuan shpalljen e pavarësisë nga Ismail Qemali dhe me dhimbje mosnjohjen nga fuqitë europiane! U gëzuan për krijimin e Principatës Autonome e të Trashëgueshme të Princ Vidit dhe u brengosën nga përdhosja që i bëri anarkizmi vrastar i kryengritjes së Shqipërisë së Mesme! Përjetuan madhështinë e Kongresit të Lushnjës, kur elita politike shqiptare krijoi për herë të parë, pa ndërhyrjen e faktorëve të huaj, institucionet politike të shtetit dhe abrogoi de facto aktet ndërkombëtare të Konferencës së Ambasadorëve të 29 korrikut 1913, por arritjet i varrosi lufta e pandershme politike për pushtet, midis grupeve rivale të drejtuara nga Noli e Zogu. Formimi i Republikës së Shqipërisë në 1925 dhe monarkia e Mbretit Zog në 1928-n i dhanë shtetit shqiptar formën e qeverisjes dhe legjislacionin  perëndimor, por mendësia lindore e drejtimit dhe etja për pushtet e shndërruan pluralizmin politik në një fiction dhe liritë e të drejtat e njeriut si të panevojshme, përpara rritjes ekonomike e ndryshimit të mënyrës së jetesës, që pa dyshim ishin të nevojshme, por jo të vetmet vlera perëndimore. Shqiptarët kanë njohur shtetin e diktaturës së proletariatit që Enver Hoxha e shpallte si shkalla më e lartë e demokracisë, që e zhvilloi arsimin, shëndetësinë, kulturën e sportet, por solli izolimin e ndarjen për së gjalli me vëllezërit në trojet natyrale shqiptare, varfërinë ekstreme të popullit dhe luftën e tmerrshme të klasave, burgjet dhe internimet, ideologjizimin e politizimin e mendjeve njerëzore dhe izolimin e tejskajshëm nga qytetërimi perëndimor. Shqiptarët përjetuan shembjen e diktaturës dhe krijimin e pluralizmit politik me ekonominë e tregut, që ka sjellë ndryshime dhe e ka rritur nivelin e jetesës, por vazhdon të jetojë mendësia e partisë-shtet, e cila pengon realizimin e drejtësisë si paanshmëri dhe zhvillimin e vendit. Lufta e klasave nuk shfaqet në formën e vetë klasike, por si luftë për pushtet midis të majtëve dhe të djathtëve dhe zëvendësimin e nepotizmit tradicional të gjakut e fisit me nepotizmin e interesave, i cili, sipas opinionit publik, shfaqet në formën e lobeve politike dhe monopoleve ekonomike, që për pushtet blejnë votën e qytetarit dhe kandidimin e deputetit, emërimin ose transferimin e gjyqtarit, emërimin e ambasadorit dhe fituesin e tenderit që duhet të financojë partinë në zgjedhje, me qëllim që askush të mos të konkurrojë krijuesit dhe mbrojtësit e këtij modeli qeverisjeje. Prandaj nuk besohet më te vlerat e parimet e demokracisë funksionale, por vetëm te sasia e eurove dhe dollarëve që ofrohen për shërbimet partiake dhe klienteliste. Shqiptarët po e humbasin besimin, si te alternativa qeverisëse dhe te alternativa korrigjuese opozitare dhe po kërkojnë alternativa të reja politike konkurruese. Për ta ndryshuar këtë realitet të papranueshëm për inteligjencien e shqiptarëve, intelektualë e politikanë, pedagogë e studentë, punëdhënës e punëmarrës, të vetëpunësuar e njerëz të thjeshtë, emigrantë dhe të papunë, themeluan partinë Lidhja për Drejtësi e Progres, si lidhje politike e njerëzve të lirë, të çliruar nga ideologjitë e vjetra politike dhe komplekset e së shkuarës, me mendje të hapur dhe vizionin e një partie moderne, me frymë kombëtare dhe frymëzim e orientim perëndimor.
Misioni dhe qëllimi i LDP-së
Misioni politik buron nga përgjegjësitë civilizuese dhe detyrimet juridike kushtetuese për krijimin e vullnetit dhe edukatës politike të shtetasve shqiptarë.
Qëllimi i krijimit të partisë është pjesëmarrja në konkurrimin politik demokratik për të marrë përgjegjësitë e qeverisjes së vendit, në nivelin qendror dhe vendor. Programi merr në konsideratë realitetin politik e ekonomik të Shqipërisë, standardet dhe objektivat që duhen plotësuar për anëtarësim në BE, strategjinë e zhvillimit të BE Europë 2020 dhe instrumentet e rekomanduara për kapërcimin e krizës së borxheve nga vendet e BE-së. Kur konceptet politike dhe metodat

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›