Kalendarët, prejardhja dhe kuptimi i 12 muajve
Ndarja e vitit në 12 muaj i ka rrënjët në Periudhën e Hershme Gjeometrike (shek 9-të Para Krishtit). Ka pasur dhe një kalendar romak, të ndarë në 10 muaj. Emrat e muajve ndryshonin nga rajoni në rajon dhe lidheshin, zakonisht, me disa festivale fetare të rëndësishme lokale. Herodi (rreth viteve 750-700 Para Krishtit) ishte i pari që iu referua në poemën e tij "Punët dhe Ditët" aktiviteteve njerëzore të shoqëruara nga çdo muaj dhe i lidhi ato gjithashtu me fenomenet astrologjike, që u korrespondonin atyre. Ilustrimi i muajve me shenjën e Zodiakut u bë i zakonshëm më parë, në periudhën Helenistike (shek. 4-2 Para Krishtit).
Janari, muaji i parë i kalendarit civil, e mori emrin e vet nga perëndia romake dyfytyrëshe, Janus. Shenja e Zodiakut: Ujori.
Shkurti, emri i tij rrjedh nga fjala latine "februare", që nënkupton "të lash mëkatet". Shenja e Zodiakut: Peshqit.
Marsi, mori emrin për nder të Marsit, Perëndia e Luftës dhe Krijimit stërgjyshor të romakëve. Shenja e Zodiakut: Dashi.
Prilli, e ka origjinën e emrit të tij nga folja latine "aprire", që do të thotë "me hapur", meqë ky është muaji i lulëzimit dhe çeljes së luleve. Shenja e Zodiakut: Demi.
Maji, e ka marrë emrin nga një perëndi e vjetër romake e quajtur Maia, që simbolizon pjellorinë e tokës. Shenja e Zodiakut: Binjakët.
Qershori, ia detyron emrin perëndeshës Juno (Hera), mbrojtëse e familjarëve dhe e martesës. Shenja e Zodiakut: Gaforrja.
Korriku, iu dha emri në vitin 44 Para Krishtit nga Mark Antoni, për nder të Jul Çezarit, i cili përgjigjej për reformat e kalendarit. Shenja e Zodiakut: Luani.
Gushti, iu dha emri për nder të perandorit romak Augustus. Shenja e Zodiakut: Virgjëresha.
Shtatori, rrjedh nga fjala latine "septem", që nënkupton numrin shtatë. Përpara se të shtoheshin muajt Janar e Shkurt, Shtatori ishte muaji i shtatë në kalendarin dhjetëmujor romak. Shenja e Zodiakut: Peshorja.
Tetori, e merr emrin nga fjala latine "octo", që është kuptimi i numrit tetë dhe që i përkiste muajit të tetë në kalendarin e vjetër dhjetëmujor romak. Shenja e Zodiakut: Akrepi.
Nëntori, e merr emrin nga fjala "novem", që e ka kuptimin e numrit nëntë, presupozonte vendin e nëntë në kalendarin e vjetër dhjetëmujor romak. Shenja e Zodiakut: Shigjetari.
Dhjetori, e merr emrin nga fjala "decem", që nënkupton numrin dhjetë, zinte vendin e dhjetë në kalendarin e vjetër romak. Shenja e Zodiakut: Bricjapi.
*I njëjti lexues na ka dërguar edhe kolonën e Kurioziteteve që botohet në numrin e sotëm. E falënderojmë përzemërsisht!