"Zgjohu" protestë kundër kreut të bashkisë

"Edi Rama kthehu në punë". Ky ka qënë peticioni i përfaqësuesve të lëvizjes "Zgjohu" drejtuar kryetarit të bashkisë të Tiranës.
Gjithashtu ata i kanë kërkuar Ramës që t'i kthejë banorëve edhe shatërvanin në qëndër të qytetit, vend ku bashkia ka ndërtuar një kjoskë. "Puna e kryetarit Rama duhet të duket në rrugë dhe jo në fotografitë e vendosura brenda në kjoskë", u shpreh Vladimir Thano njëri nga përfaqësuesit e lëvizjes "Zgjohu".
Aktivistët kanë improvizuar një situatë pune në sheshin "Skënderbej" si për t'i treguar Ramës se nuk duhet të lejë pas dore detyrat e tij si kryetar bashkie.