OSSH, kontrol për lidhjet e paligjshme

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka nisur zbatimin e një projekti që kontrollon në terren nëse lidhja apo furnizimi me energji i çdo abonenti kryhet në mënyrë të ligjshme. Ky projekt ka nisur të zhvillohet fillimisht në zonën e Tiranës fshat ku po verifikohen me imtësi abonentët. Ulja e nivelit të humbejve në rrjet ka qenë një prej objektivave të pronarëve të rinj çek dhe ky është hapi i parë drejt kësaj u shpreh Makbule Gega meanxhere e grupit të humbjeve jotektonike.
Për të parandaluar këto humbje vetëm para pak muajve u miratua ligji i cili përcakton si kundravajtje penale çdo ndërhyrje në rrjet apo në aparatin matës. Projekti për verifikimin e abonentëve pritet një pas datës 1 nëntor të zbatohet edhe në Shkodër, Durrës, Tiranë, Fier e Berat duke u shtrirë më pas në të gjithë vendin.