Partitë shqiptare: Jo referendumit për emrin

Partitë shqiptare në Maqedoni, BDI-ja dhe PDSH-ja janë shprehur kundër mbajtjes së referendumit për çështjen e emrit. Anëtari i kryesisë së BDI-së, Xhevat Ademi ka thënë për agjencitë maqedonase të lajmeve argumentet përse partia e tij nuk e mbështet këtë opsion. "Partitë politike serioze, në momente historike duhet të kenë guximin të tregojnë përgjegjësi dhe të marrin vendime, të cilat për momentin mund të mos jenë aq të popullarizuara mes të gjitha shtresave të shoqërisë, por janë vizionarë, të rëndësishme dhe në funksion të perspektivës euroatlantike të shtetit", ka deklaruar Ademi. Ndërsa kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi ka theksuar se shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet të marrin pjesë në këtë referendum, që sipas tij është mashtrimi i radhës.