E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjohuni, se me gjithë mend ky është kulmi!

 

Kush mundet të lexojë intervistën e Kryeministrit shqiptar në gazetën “Correiere della Sera” këtu në Romë, nuk mundet të mos i bëjë vetes pyetjen: Ka akoma në Shqipëri ndonjë njeri që mendon që ky Kryeministri jonë është normal nga mendja?

18 vjet e lanë atë vend pa ujë dhe drita. Me shumë qëllim e bënë këtë. Tani vjen dhe del ky i zgjuar, ky atdhetar, ky shpëtimtari dhe thotë: do ju sjell drita, do bëj centrale bërthamore me Silvion, se është luani i Gadishullit.

Ai popull i shkretë është lënë injorant, dekada me radhë, pikërisht që të mundet të mos kuptojë idiotësi të tilla dhe të durojë deri në vdekje shitjen e menderes nga ata që vendos në krye.

Berluskoni dhe Italia le t’i ndërtojnë centralet bërthamore, rafineritë e naftës dhe impiantet e djegies së plehrave në vendin e tyre. Berluskoni, o zotëri Kryeministër i Shqipërisë, ka 55 çështje penale të hapura, nëse ti nuk e di!...

I lutem popullit shqiptar, në këtë hapësirë dhe mundësi që na jep kjo rubrikë: Mos e votoni më Berishën dhe dallkaukët që mban pas, se me gjithë mend është një injorant i pandreqshëm! Për opozitën dhe forcat e presionit të shoqërisë civile, përfshirë gazetën tuaj, kam një pyetje: Si mund ta lejoni një njeri me shenja të qarta çrregullimi mental, të vendosë për një popull?

Zgjohuni, se me gjithë mend ky është kulmi. Pak kemi shitur forcë punëtore dhe rini studenteske në Itali, që ky katil e thotë me mburrje në intervistë edhe si një arritje? Tani po mendon edhe të ndërtojë nukleare për llogari të italianëve dhe të pastrojë Napolin nga plehrat? Pupu, çfarë skandali!

Marrë nga reagimet e lexuesve mbi intervistën e “Corriere Della Sera” me Kryeministrin shqiptar. Intervista e plotë e përkthyer mund të lexohet në www.shekulli.com.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›