E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgobar: I shqetësuar për situatën në Shqipëri, BE-ja të ndërhyjë

Kryediplomati slloven zhvilloi sot një takim me ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, me të cilin diskutoi kryesisht për situatën e rënduar politike në Tiranë si dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Jemi të shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Mirëkuptimi dhe dialogu midis palëve i domosdoshëm për zgjidhjen e çdo situate. Në një shoqëri demokratike nuk ka vend për dhunë”, theksoi Zgobar. Shefi i diplomacisë shqiptare siguroi ministrin e Jashtëm slloven, se për ngjarjen e 21 janarit do të zhvillohet një hetim i gjithanshëm. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-02 10:03
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›