E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athina “nën makthin” e grevave të përgjithshme

Masa të gjera punonjësish kundërshtojnë reformat e marra nga qeveria “Papandreu”.

Greva e sotme ka paralizuar transportin e shërbimit publik, të cilët janë të pakënaqur me uljen e rrogave, shkurtimin e numrit të punonjësve, si dhe rritjen e biletave me 40 për qind.

Për shkak të kësaj greve, sot nga mëngjesi janë paralizuar lëvizjet e autobusëve, hekurudhat, metrotë, tramvajet por edhe mjetet e tjera transportuese. Punonjësit vazhdojnë grevën edhe pse një ditë më parë gjykata e vlerësoi këtë protestë si të paligjshme, ashtu si një javë më parë.

Gjithashtu në protesta sot janë edhe mjekët dhe farmacistët, të cilët gjithashtu janë të pakënaqur me kushtet aktuale dhe me propozimin qeveritar për projektin e ashtuquajtur liberalizimi i profesioneve të mbyllura. Në Pire prej dy javësh farmacitë qëndrojnë të mbyllura, në një kohë që priten greva dhe protesta të sektorëve të tjerë. /Shpëtim Zinxhiria/Start/

                                                                                             2011-02-02 10:33
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›