Berisha: Puçi nuk do të ngadalësojë reformat e mëdha

Sipas kryeministrit, stadiumi do të ndërtohet në shenjë respekti për futbollistët dhe mijëra tifozë kuqezi.
“Stadiumi ndërtohet në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, për të nderuar këtë ngjarje të madhe në historinë e kombit shqiptar”, ka thënë Berisha, i cili shtoi se me partneritet me Federatën Shqiptare të Futbollit do të ndërtohet sa më shpejt.
Më pas, kryeministri foli shkurtimisht edhe për demonstratën e 21 janarit. “Buxheti afatmesëm parashikon mbështetjen financiare për të gjitha reformat e mëdha të shndërrimit të vendit në Shqipëri evropiane. Një puç dëmton në mënyrë thelbësore imazhin e këtij vendi, por ky puç nuk do të mund të ngadalësojë reformat e kësaj qeverie për ndërtimin e Shqipërisë evropiane”, theksoi Kryeministri.
Duke folur për kërkesën e komisionit hetimor për tabulatet për 4 gazetarë të njohur, Berisha siguroi se liria e shtypit nuk do të cenohet dhe ajo që ata bënë nuk kishte lidhje me median.
“Nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë e lirë, por unë ju garantoj se katër gazetarët janë të implikuar direkt në dhunën dhe puçin ndaj shtetit. Një gazetar nuk do të dënohet kurrë për shkrimet dhe publikimet e tij. Këto s’kanë lidhje me gazetarinë”, vijoi ai.
Duke folur për buxhetin afatmesëm që miraton sot qeveria, kryeministri tha se me këtë buxhet finalizohet ndërtimi i 7 mijë kilometrave rrugë. “Shumë shpejt shpallin kompaninë fituese që do të ndërtojë tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan, që do ta afrojë këtë qytet shumë afër metropolit”, u shpreh Berisha. /Saimir Lleshi/Start/
2011-02-02 11:47