E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real e Ronaldo refuzojnë 170 milionë eurot e Sitit

Oferta prej 170 milionë eurosh e Mançester Sitit për Kristiano Ronaldon nuk është thjesht një “scoop” mediatik. Konfirmimi vjen nga Spanja, ku klubi i Realit të Madridit ka pranuar interesimin e anglezëve, por në të njëjtën kohë refuzuar shumën faranoike për të mbajtur yllin portugez. Trajneri Zhoze Murinjo nuk do të heqë dorë nga shërbimi i një prej lojtarëve më të mirë të botës, ndërsa rreth tij do të ndërtojë projektin e ri për t’i dhënë fund dominimit të Barcelonës në Primera Division dhe në Ligën e Kampioneve. Pas refuzimit të klubit madrilen ka ardhur dhe ai i vetë futbollistit. Kristiano Ronaldo i ka thënë “jo” 23.5 milionë eurove në sezon, duke i premtuar besnikëri Realit të Madridit, që e ktheu atë në blerjen më të shtrenjtë të historisë së futbollit, me 94 milionë euro që i pagoi Mançester Junajtidit. Talenti portugez vazhdon pushimet në vendlindje nga dhe ka folur për të ardhmen e tij. “Oferta e Mançester Sitit nuk është keqe. Gjithsesi, unë do të qëndroj te Reali i Madridit. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Nuk tërhiqem nga paratë. Kur isha 18 vjeç mbase po, por tani mendoj vetëm për karrierën profesionale dhe dua të fitoj sa më shumë me Realin”, ka bërë të ditur Kristiano Ronaldo, i cili ka folur edhe për raportet e tij me Zhoze Murinjon. Futbollisti është shprehur se mes tij dhe teknikut nuk ekziston asnjë problem.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›