Çelsi, 24 orë kohë për të marrë Agueron
Gjithçka brenda 24 orëve: Çelsi bën përpjekjen e fundit për të sjellë në “Stemfort Brixh” argjentinasin Serxho Aguero. Blutë e Londrës i kanë ofruar Atletikos së Madridit 48 milion euro, por klubi spanjoll kërkon jo më pak se 55.
Ylli i ekipit bardhekuq do të luajë të mërkurën ndaj Panathinajkosit për fazën e fundit paraeliminatore të Champions Ligës, ndërkohë që Çelsi nuk do të ketë më kohë për ta marrë sulmuesin. Sepse nëse Aguero do të zbresë në fushë të mërkurën, do të bëhej i pavlefshëm për ndeshjet e kompeticioneve europiane.
Sipas të përditshmes angleze “The sun”, kjo situatë mund ta shtyjë klubin londinez të përqendrohet në të tjerë objektiva. Atletiko e Madridit e ka përsëritur gjithmonë dëshirën për ta mbajtur në skuadër futbollistin e përfaqësueses argjentinase, por Karlo Ançeloti i ka kërkuar drejtuesve të klubit të sjellin një sulmues para mbylljes së nerkatos. Dhe Abramoviçi duket se është gati për t’ia plotësuar këtë kërkesë.