Francë/ Klod Makelele jep dorëheqjen nga Kombëtarja

Ashtu si Zinedin Zidan dhe padyshim edhe Lilian Turam, Klod Makelle lajmëroi dorëheqjen e tij nga Kombëtarja e Francës menjëherë sapo avioni "Concorde" që transportoi përfaqësuesen e "gjelave" mbërriti në Paris. "Les Bleus" u pritën nga të paktën 20 mijë persona në aeroport. "Unë besoj se erdhi momenti i duhur për t'u larguar nga Kombëtarja", -tha mesfushori i Francës për mikrofonat e TF1. "Është një gjeneratë e re lojtarësh pas nesh, që do të kenë motivimin e duhur për të cuar më përpara arritjet tona. Ishte një vendim i vështirë për t'u marrë, por për mua ishte më i miri".