E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statistika/ Zidan bashkohet me Pele, Vava dhe Hurst

Me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në finalen Itali-Francë (1-1, 5-4 në serinë e penalltive), Zinedin Zidan, autor edhe i dy golave në finalen e vitit 1998 Francë-Brazil (3-0), bashkohe me tre legjendat e një rrethi shumë të vogël që kanë shënuar në finalet e kompeticionit. Vetëm tre lojtarë e kishin realizuar më parë këtë: brazilianët Pele (1958, 1970) dhe Vava (1958, 1962) dhe anglezit Geof Hurst (1966). Zidan ka shënuar në dy finale të ndryshme, duke iu bashkuar në këtë kriter me pak lojtarë si Pele dhe Vava, por dhe me gjermanin Paul Breitner (1974, 1982). Zizu me golin e tij të 31 të shënuar me fanelën blu, është shëndrruar kështu edhe golashënuesi i katërt më i mire me përfaqësuesen franceze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›