Pesha në Holandë: AKBN, partner serioz për investitorët e huaj

Drejtori i AKBN, Besjan Pesha ka zhvilluar një vizitë treditore në Holandë. Ai ka vizituar zyrat qëndrore të Kompanisë SHELL dhe është takuar me zv.presidenten dhe njëkohësisht edhe përgjegjësja për eksplorimin në kompani Ceri Powell.
Në fjalën e tij, Pesha theksoi se AKBN është partner serioz për investitorët e huaj ndërsa theksoi se investimet krijojne vende pune edhe mundësi biznesi
Ai ka theksuar se kompania "SHELL" në Shqipëri do të jetë një histori suksesi . Gjithashtu Pesha theksoi se do të jepen 100 bursa studimi për 100-vjetorin e pavarësisë.