Kryeministri francez emëron ministrat

Shefi i fushatës së Hollandes, Pierre Moscovici, është emëruar në postin e ministrit të Financave ndërsa ish-kryeministri Laurent Fabius është zgjedhur Ministër i Jashtëm.
“BBC” raporton se liderja Martine Aubry ktheu mbrapsht postin e një super-ministrie pasi ajo nuk e shikonte veten në një qeveri nëse nuk ishte kryeministre.
Edhe pse Hollande tha se gratë do të përbënin gjysmën e kabinetit qeveritar, rezultoi që pak gra morën poste kyçe. Mirëpo, media franceze raportoi se nga 34 poste ministrore, 17 u janë dhënë grave përfshirë drejtësinë, kulturën, ekologjinë dhe sportin.
Christiane Taubira, është bërë ministre e Drejtësisë. Ajo thuhet se ka refuzuar një ofertë të Nikolas Sarkozisë pesë vite më parë. Ndërsa Nicole Bricq ka marrë postin e ministres së Ekologjisë.
Ja disa prej ministrave kryesorë:
• Ministër i Financave - Pierre Moscovici
• Ministër i Punëve të Jashtme - Laurent Fabius
• Ministër i Mbrojtjes - Jean-Yves Le Drian
• Ministër i Arsimit - Vincent Peillon
• Ministër i Brendshëm - Manuel Valls
• Ministër i Drejtësisë - Christiane Taubira
• Ministër i Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë - Marisol Touraine
• Ministër i Ekologjisë - Nicole Bricq
• Ministër i Punës - Michel Sapin
• Ministër i Reformave Shtetërore - Marylise Lebranchu
• Ministër i Agrikulturës - Stephane Le Foll
• Ministër i Kulturës - Aurelie Fillippetti
• Ministër i Arsimit të Lartë - Genevieve Fioraso
• Ministër i Të drejtave të Grave - Najat Vallaud-Belkacem
• Ministër i Rinisë dhe Sporteve - Valerie Fourneyron
• Ministër i Ri-industrializimit - Arnaud Montebourg
/Start/F. Prroni/
2012-05-17 10:45