E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbllokimi i procesit Dajti, Krimet e Rënda: Avokatët me short

Gazeta Shqip

Gjyqi 

dritan dajtiGjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, për të zhbllokuar procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, propozon organizimin e një shorti publik nga Dhoma e Kombëtare e Avokatisë në bashkëpunim me togat e zeza, për zgjedhjen e një avokati për mbrojtjen e të pandehurit. Me anë të këtij shorti, sipas gjykatës, të zgjidhet një avokat nga lista prej 89 avokatëve dhe të bëhet marrëveshje me atë, për ofrimin e mbrojtjes ligjore për të pandehurin Dritan Dajti, i cili nuk paraqitet në gjykim. Ky propozim, i është dërguar Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj Dajtit vazhdon i bllokuar për mbi 8 muaj dhe asnjë mbrojtës ligjor që ndodhet në listën e Avokatëve të Tiranës, nuk merr përsipër mbrojtjen e të akuzuarit për vrasjen e 4 policëve në Durrës. Kjo çështje vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të pamundësisë për të bërë të mundur prezencën e një mbrojtësi në seancë dhe nga ana e trupit gjykues. Për të zhbllokuar këtë situatë në kushtet kur i pandehuri Dritan Dajti nuk merr pjesë në gjykim dhe duhet patjetër ndihma e një mbrojtësi, Gjykata e Krimeve të Rënda ka propozuar një zgjidhje; atë të organizimit të një shorti publik nga Dhoma e Avokatisë Tiranë. Kjo zgjidhje është sugjeruar në një shkresë që Gjykata u ka dërguar Dhomës së Avokatisë së Tiranës, Dhomës Kombëtare të Avokatisë etj. Meqenëse deri më tani me gjithë përpjekjet e gjykatës nuk është bërë i mundur caktimi i një avokati mbrojtës, pasi të gjithë avokatët e thirrur nga Gjykata kanë refuzuar të paraqiten (gjithsej 42 avokatë, dhe për mbi 200 seanca gjyqësore kjo nuk ka qenë e mundur të realizohet, pasi avokatët nuk paraqiten), në këto kushte është e nevojshme që për të bërë të mundur vazhdimin e gjykimit në fjalë, Dhoma e Avokatisë Tiranë të caktojë një avokat nga lista e avokatëve kryesisht nëpërmjet shortit të organizuar mes të gjithë avokatëve të përfshirë në këtë listë të mbërritur në gjykatën tonë me datën 28.02.2013, pohon gjykata.

Zhbllokimi i procesit Dajti, Krimet e Rënda: Avokatët me short burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›