Maradona, më artistik se Messi

Ish reprezentuesi argjentinas, Jorge Valdano ka theksuar se Diego Maradona ishte më artistik se ylli i Barcelonës, Lionel Messi.
Por, pranon se sulmuesi i gjigantit katalan është më efikas.
“Ne e vlerësojmë Maradonën në bazë të gjithë karrierës së tij, kurse Messi është ende vetëm 24 vjeç. Por, nëse duhet t’i krahasojmë, atëherë mund të themi se Maradona ishte më artistik dhe kishte një stil të veçantë të lojës. Kurse Messi është më efikas dhe ka vazhdimësi më të mirë”, deklaroi Valdano për Sport.