SHBA kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, mirëpo, në anën tjetër, ia njohin të drejtën Serbisë për të mbajtur zgjedhje parlamentare në
Kosovë, por vetëm për ata qytetarë të cilët kanë “shtetësi të dyfishtë të Serbisë dhe të Kosovës”, iu tha agjencisë serbe Tanjug në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH).
Sipas kësaj agjencie, zyrtari amerikan i cili nuk deshi t’i përmendet emri, nuk sqaroi se çka mendon me “shtetësi e dyfishtë”.