Zhbogar: Zgjedhjet lokale serbe jo, parlamentare mund të ketë

Mëtutje, siç njofton Zyra për media e Kuvendit të Kosovës, Zhbogar ka thënë se zgjedhjet parlamentare të Serbisë mund të mbahen të organizuara nga OSBE-ja, duke pasur parasysh faktin se në Kosovë ka qytetarë me shtetësi të dyfishtë.
Ai mëtutje është shprehur se sa i përket procesit të liberalizimit, institucionet e Kosovës duhet të punojnë më tepër.
Krasniqi e ka përshëndetur qëndrimin e BE-së lidhur me zgjedhjet lokale serbe në Kosovë, mirëpo kërkoi që të mos mbahen as zgjedhjet parlamentare të Serbisë në Kosovë.
Krasniqi theksoi se ato janë të papranueshme duke ditur se Serbia nuk e ka njohur Kosovën. “Dihen praktikat evropiane, që zgjedhjet lejohen në një shtet tjetër, por ato mbahen në ambasadat e shteteve përkatëse”, tha Krasniqi.
Duke folur rreth procesit të liberalizimit, Zhbogar tha se institucionet e Kosovës në këtë aspekt duhet të punojnë më shumë. Udhërrëfyesi i liberalizimit, tha ai, është në fazën finale dhe besohet se do të kryhet në fillim të verës së këtij viti.