Bashkia në aksion për reabilitimin e rrugëve, “Ora News” fokuson “Shenasi Dishnicën”

Ashtu sic kishte deklaruar Bashkia e Tiranës ka vijuar punimet e saj për sistemimin e rrugëve problematike në kryeqytet. Për rreth 100 rrugë do të rehabilitohen brenda afatit kohor prej 1 muaji dhe deri më tani 50 % e këtyre rrugëve janë pothuajse të sistemuara, ndërkohë që aksioni do të vijojë edhe më tej deri në përfundimin e tyre.
Kamera jonë ka vëzhguar punimet e Bashkisë në një nga rrugët e kryeqytetit, pikërisht në rrugën problematike “Shenasi Dishnica”.
Ndërkohë qe pjesa më e madhe e rrugëve të amortizuara mbeten ato të lagjeve të vjetra të Tiranës. Ndërsa arnimet do të bëhen në rreth 80 segmente të tjera nga ndërmarrja nr 2 në Tiranë.