E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të parandalohen martesat e hershme

Sivjet data 11 tetor është shënuar për herë të parë si Ditë Ndërkombëtare e Vajzave. Me këtë rast, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për shtimin e përpjekjeve për parandalimin e martesave të vajzave të mitura.

Një grup i organizatave që veprojnë në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara martesat e fëmijëve i ka cilësuar si një “shkelje thelbësore të të drejtave të njeriut”.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, të lëshuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, thuhet se “fëmijët nuse shpeshherë i nënshtrohen robërisë shtëpiake dhe skllavërisë seksuale, ndërkohë që përjetojnë edhe shkeljen e të drejtave të tyre për mbrojtje shëndetësore dhe arsimim”.

Përfaqësuesi special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Jan Kubis, u ka bërë thirrje autoriteteve afgane që të bëjnë më tepër për luftimin e martesave të vajzave të mitura.

Ndryshe, për çdo vit në botë martohen diku rreth 10 milionë vajza të mitura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›